Lajme
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit
"Sot është një ditë e gëzueshme. Jam e kënaqur që u zgjodha Zëvendëspresidente e Qeverisë Kantonale dhe mezi pres vitin në vijim", shkruan ajo në rrjetet sociale
Ylfete Fanaj është prej tashmë tri vitesh pjesë e ekzekutivit (qeverisë) të Kantonit të Lucernit. Gjatë kësaj kohe ajo ka drejtuar dhe vazhdon të drejtojë Departamentin e Drejtësisë dhe sigurisë.
Ndërsa, duke filluar nga dita e djeshme Fanaj është zgjedhur për një vit Zëvendëspresidente e Qeverisë së Kantonit, duke mbajtur edhe më tutje departmentin që kishte, shkruan albinfo.ch
“Sot është një ditë e gëzueshme. Jam e kënaqur që u zgjodha Zëvendëspresidente e Qeverisë Kantonale dhe mezi pres vitin në vijim”, ka shkruar ajo në një postim në linkedin.
“Urime Angela Lüthold-Sidler për zgjedhjen si Presidente e Këshillit Kantonal, Armin Hartmann si President i Qeverisë Kantonale dhe Georg Dubach si Zëvendëspresident i Këshillit Kantonal”, ka shkruar ajo më tutje, duke faleminderuar Këshillin Kantonal për besimin e dhënë.
“E ardhmja nuk ndodh vetvetiu – ne e formësojmë atë. Pres me padurim të vazhdoj të marr përgjegjësi!”, përfundon postimi i Ylfete Fanajt, nënkryetares së Qeverisë së Kantonit të Lucernit.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto










