E-Diaspora
Yjet e futbollit zbarkojnë në Prishtinë
Lorik Cana e Xherdan Shaqiri do t’iu prinë yjeve kosovare të futbollit të cilët do të zbarkojnë këtë fundjave në Prishtinë, për të marrë pjesë në spektaklin më të madh të futbollit
Kryeqendra e Kosovës, Prishtina do të jetë vendi ku do të zbarkojnë këtë fundjavë yjet e futbollit kosovar të shpërndarë gjithandej botës. Në një spektakël futbolli do të paraqitën Yjet e Kosovës kundër fituesit të Kupës së Kosovës dhe Kampionatit Kosovar, KF Prishtina.
Spektakli i organizuar nga drejtuesit e FC Prishtina, do të mbahet të shtunën mbrëma në Stadiumin e qytetit në Prishtinë, ndërsa do të jetë hera e parë që në Kosovë luajnë bashkë e gjithë plejada e futbollistëve kosovarë të shpërndarë nëpër gjitha ekipet e Evropës.
Ndërsa, sipas organizatorëve, në fushën e gjelbër, para tifozëve kosovarë, do të paraqitet, fituesi i Kupës së Kampioneve, ylli kosovar dhe ai zviceran Xherdan Shaqiri, si dhe kapiteni i Kombëtares Shqiptare në futboll dhe fituesi i Kupës së Italisë me Lacion, Lorika Cana.
Po ashtu ardhës së yjeve do t’i bashkëngjiten edhe Granit Xhaka, Admir Mehmedi, Valon Behrami, Eetrit Berisha, Agon Mehmeti, Alban Meha, Fatos Beqiraj, Ilir Azemi, Migjen Basha, Taulant Xhaka, Kristian Nushi, Samir Ujkani, Përparim Hetemaj, Ilir Berisha, Armend Dallku, Shefki Kuqin e Mërgim Mavraj.
Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana ka paralajmëruar atmosferë impozante dhe festë në Prishtinë.
“Pas asaj atmosfere të madhe që u krijua në Tiranë pas lojës me Norvegjinë, po besojmë se edhe atje (Prishtinë) do të jetë e njëjta gjë. Atje do të ketë festë, ne duam të jemi afër tyre dhe të çmallemi pak me ta”, ka thënë kapiteni Cana, i cili njëherësh edhe është prijësi i yjeve.
Spektakël të madh ka paralajmëruar edhe vetë presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, i cili edhe është iniciator i kësaj ideje. Ai ka arritur të kontaktojë me të gjithë futbollistët që luajnë në Evropë, duke e marrë konfirmimin e tyre të jenë në Prishtinë.
“Kjo ndeshje do t’iu ndihmojë shikuesve kosovarë të jenë më afër idhujve tanë. Ata meritojnë një pritje të madhe, kështu që ne edhe më të drejtë do t’ua organizojmë atë ditë”, ka thënë Ejupi për të përditshmen “Zëri”.
Ndërsa i fundit që ka deklaruar pjesëmarrjen në Prishtinë është edhe lojtari i kombëtares dhe i LaLigës, Valdet Rama i Real Valladolidit.
“Do të jem të shtunën në Prishtinë në spektaklin e futbollit shqiptar. Do t’i gëzohemi të gjithë së bashku kësaj ngjarje të madhe të futbollit tonë”, ka thënë Rama për gazetën “Zëri”.
“Nuk kam hezituar në asnjë çast që t’i përgjigjem ftesës për të ardhur në vendlindjen time dhe Prishtinë. Besoj se do të jetë një mbrëmje e mirë dhe të kënaqemi të gjithë”, shtoi sulmuesi i ekipit spanjoll.
Ndeshja ndërmjet Yjeve të Kosovës dhe KF Prishtina, luhet në ora 20, ndërsa sipas organizatorëve, biletat do të jenë simbolike, 2 euro për veri dhe jug dhe 3 euro në perëndim të stadiumit
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












