Futboll
Shaqiri vlerësohet nga uebsajti ndërkombëtar i futbollit
Mesfushori i përfaqësueses zvicerane të futbollit, Xherdan Shaqiri, ka qenë jo pak herë këtë sezon vendimtar me lojën e tij te Liverpooli, por pavarësisht bindjes në ndeshjet zyrtare dhe në seancat stërvitore, lojtari me origjinë nga Gjilani asnjëherë nuk ka fituar besimin e trajnerit Jurgen Klop.
Uebsajti ndërkombëtar i futbollit, Goal.com, i kushtoi vëmendje paraqitjeve të futbollistit të kombëtares helvetike.
“Vetëm gjashtë gola dhe shtatë asiste – Liverpooli ende në kërkim të një mesfushori kreativ të klasit botëror”. Në këtë artikull, theksohet roli i Xherdan Shaqirit në krahun e djathtë të sulmit të Liverpool, por bie në sy mungesa e ndeshjeve të nisura nga minuta e parë, shkruan top-channel, përcjellë albinfo.ch.
Lojtari me origjinë shqiptare nuk ka qenë titullar në ndeshjet e fundit të Liverpool, pasi nuk e ka besimin e trajnerit Jurgen Klopp. Me gjermanin kanë mbetur mjaft të pakënaqur tifozët e Liverpool, për shkak të mungesës së Shaqirit në disa ndeshje.
“Treshja Henderson, Wijnaldum dhe Fabinho kanë krijuar vetëm 39 raste për të shënuar gol në gjithsej 70 paraqitje. Mesfushori sulmues, Xherdan Shaqiri, i cili përdoret më së shumti në krahun e djathtë, radhitet më mirë, me 18 raste në 21 ndeshje”, shkruan Goal.com.
Shaqiri u transferua gjatë verës së kaluar nga Stoke City dhe ka bërë 11 paraqitje si titullar për Liverpoolin në Premierligë. Dhjetë herë të tjera, ai është aktivizuar nga pankina dhe sërish ka influencuar në lojë dhe rezultat.
E-Diaspora
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut! Një grup veprimtarësh nga disa shtete arritëm të bëhemi bashkë dhe nën “hijen e fjamurit të...
-
Shqiptari shpallet studenti më i mirë i policisë së Nju-Jorkut për 2024-ën
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
-
Hapet ekspozita e piktorit shqiptar në Helsinki
-
Xhaka-Gjimshiti, dy shqiptarët në garë për trofeun e Europa League
Jeta në Austri
-
Çfarë lejohet të bëjnë fëmijët vetëm sipas ligjit austriak? Vera po vjen, shkollat po mbyllen dhe shumë prindër do të pyesin veten se si do...
-
Si mund t’i zgjidhë Vjena “problemet e saj të imigracionit”?
-
Edhe Austria i kërkon Qeverisë së Kosovës draft-statutin në këmbim të anëtarësimit në KiE
-
Austria kualifikohet në finale të Eurovizionit
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen