E-Diaspora
Xhemaili i lënduar, mungon në ndeshjen me Poloninë
Ai do të detyrohet të pushojë pasi që në stërvitjet përmbyllëse ka pësuar një lëndim muskuli në kofshën e djathtë.
Në ndeshjen testuese kundër Polonisë, përfaqësuesja zvicerane do të luajë pa Blerim Xhemailin. Lojtari mesfushor do të detyrohet të pushojë pasi që në stërvitjet përmbyllëse ka pësuar një lëndim muskuli në kofshën e djathtë.
Xhemaili do të udhëtojë për në Turqi, ku në klubin Galatasaray për të cilin ka filluar të luajë në këtë sezon do t`i nënshtrohet kontrollimit dhe trajtimit më të hollësishëm.
Edhe pa lëndimin e fundit, Xhemaili nuk ishte paraparë për formacionin e parë të Zvicrës në ndeshjen me Poloninë. Ai, në përballjen kundër Lituanisë, javën e kaluar, ka pasur ndeshjen e tij të 40-të për kombëtaren e Zvicrës.
Përveç Xhemailit, në ndeshjen kundër Polonisë do të mungojnë edhe portieri Yann Somer dhe mbrojtësi i jashtëm, Stephan Lichtsteiner.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta











