Sport
Xhaka sqaron gjestin pas golit fantastik ndaj Hull Cityt
Granit Xhaka ka thënë se ishte diçka spontane dhe jo e planifikuar. Ai shënoi gol të bukur ndaj Hull Cityt, por festa e golit u komentua në mënyra të ndryshme
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka e ka shpjeguar mënyrën e festimit të golit të tij kundër Hull Cityt në muajin e kaluar. Në festën e tij, 24-vjeçari e vendosi gishtin tregues te buzët dhe hunda sikur t’i thoshte dikujt që të heshtë, ndërsa dorën tjetër e ngriti lart, shkruan albinfo.ch.
Për këtë kishte shumë spekulime, por i ka sqaruar për ‘Blick.ch’. “Ishte spontane dhe nuk e kisha planifikuar. Mendoj se e kam ëndërruar një natë para ndeshjes. Ishte si një ‘deja vu’, prandaj e bëra”.
“E kisha parë në ëndërr këtë mënyrë të festimit. Ndërsa edhe emocionet ishin shumë të mëdha”, ka sqaruar Xhaka.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













