Futboll
Xhaka, i gatshëm të bëhet kapiten i Arsenalit
Mesfushori shqiptar është i gatshëm të bëhet edhe kapiten i skuadrës londineze
Granit Xhaka është një lider në fushë dhe jashtë saj. Ai është kapiteni i dytë te Zvicra pas Stephan Lichtsteiner.
Por, Xhaka mund të bëhet kapiten në edicionin e ri në Arsenal. “Për momentin Koscienly ka kontratë me neve, mirëpo ne do të flasim dhe shohim nëse ai do të largohet. Kapiteni i ardhshëm mund të jetë Granit Xhaka, i cili vitin e kaluar ka luajtur shumë si kapiten, dhe ishte kapiten edhe në dhomën e zhveshjes”, është shprehur Unai Emery, trajner i skuadrës londineze.
Por, edhe futbollistit shqiptar, i pëlqen kjo ide. “Nuk ka të bëjë gjithçka me shiritin ne dorë. Ne duhet të punojmë mirë së bashku në fushë dhe jashtë fushës, të gjithë lojtarët bashkërisht”, ka thënë Xhaka.
“Nëse klubi dhe trajneri më japin shiritin, do të isha i lumtur natyrisht. Do të isha mjaft i lumtur sepse kjo është diçka speciale”, theksoi futbollisti shqiptar.
E-Diaspora
-
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës Nga 9 deri më 13 shtator, Berna do të jetë sërish nikoqire e festivalit Kino Kosova,... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi











