Kosova
Xhaferi: Ligji për gjuhën shqipe miratohet në janar
“Ligji për Gjuhën Shqipe pritet të jetë testi i parë për premtimet e Zaevit. Mund të jetë edhe deri në fund të këtij viti, por brenda janarit pritet të miratohet ligji për gjuhën shqipe”, u shpreh Xhaferi
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi tha se deri në fund të janarit të vitit të ardhshëm, Kuvend do ta miratojë Projektligjin për gjuhen, me të cilin shqipja do të zyrtarizohet në shtet. Këto komente ai i ka bërë në “Top Story” në TCH, ku foli pët gjithë zhvilimet në Maqedoni, përfshirë edhe dhunën në prill të këtij viti në Parlament.
“Ligji për Gjuhën Shqipe pritet të jetë testi i parë për premtimet e Zaevit. Mund të jetë edhe deri në fund të këtij viti, por brenda janarit pritet të miratohet ligji për gjuhën shqipe”, u shpreh Xhaferi.
Por sa ka pasur dorë Tirana në njëhësimin e platformës shqiptare në Maqedoni, e cila nuk u pa mirë nga ata që nuk e shohin me sy të mirë rritjet e faktorit shqiptar në rajon, ai tha se “teksti ishte hartuar në programet e partive shqiptare, jo në Tiranë”.
“Ishte e qartë se asnjë prej partive shqiptare nuk bënte shumicën pa pjesëmarrjen e shqiptarëve. Për këtë arsye ajo që nuk u kuptua para zgjedhjeve të mund të bashkërendonim pikat e përbashkëta. Dihet se kush ishin pikat e tyre të përbashkëta. Jo të gjithë subjektet kishin besim tek njëra-tjetra, kjo është edhe arsyeja se Tirana sugjeroj për pikat e përbashkëta. Kjo u interpretua nga VMRO-DPMNE që të ngrinte edhe protesta për ndalimin e platformës”, sqaron Xhaferi.
Xhaferi nuk e mohoi një gjë të tillë, por tha se Maqedonia është në rrugën e duhur drejt integrimit Euro-Atlantik.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











