Kosova
VV-ja kërkon hetim nga Prokuroria për gjendjen në Telekom
"NjerIu q%S3AB e ka paralajmëruar në mars krimin në Telekom është Ismet Hamiti, ai me emër e mbiemër denoncoi. Telekomi mund të shpëtohet dhe zhvillohet. Prokuroria të hetojë"
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të tretën ditë më radhë ka dalë në konferencë për media por kësaj radhe nuk ka folur për dialogun por për problemet e fundit rreth krizës së Telekomit të Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Ai ka thënë se kjo gjendje në këtë kompani është bërë si shkak i krimit. “Në Telekom nuk janë lejuar investimet dhe është kërcënuar me privatizim. Njeriu që e ka paralajmëruar në mars krimin në Telekom është Ismet Hamiti, ai me emër e mbiemër denoncoi. Telekomi mund të shpëtohet dhe zhvillohet. Prokuroria të hetojë. Ne po e tregojmë zgjidhjen, po ua lëmë atyre”, ka thënë Kurti.
Ndërsa Profesori i cili ka studiuar më në thellësi Telekomin e Kosovës, Ismet Hamiti theksoi se Prokuroria e Shtetit duhet të angazhohet në nxjerrjen nga kriza të kësaj kompanie publike. Hamiti më tej deklaroi se përgjegjëse për shkatërrimin e Telekomit janë të gjitha Qeveritë edhe kjo aktualja po ashtu.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










