Kosova
Vuçiqi: I gatshëm për kompromis
“Do të ishte historike nëse ia dalim”
Në një prononcim për media, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur i gatshëm të bëjë zgjidhje kompromisi për të arritur një marrëveshje me Kosovën, ku “serbët dhe shqiptarët të jetojnë së bashku”, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se para takimit me kryeministrin Albin Kurti në Ohër më 18 mars, Vuçiqi ka thënë se nuk ka rëndësi koha se kur do të arrihet kjo marrëveshje, porse siç thotë ai, do të ishte sukses historik nëse do të ndodhte.
Presidenti serb ka këmbëngulur se gjithçka çka është nënshkruar mes Beogradit dhe Prishtinës dhe nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian duhet të zbatohet. Ai ka thënë se kur është fjala për Asociacionin nën patronatin e BE-së, janë nënshkruar katër marrëveshje.
“Këto janë katër marrëveshje. Ne tashmë kemi nënshkruar gjithçka dhe natyrisht është nënshkruar nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe duhet të zbatohet. Dhe ky nuk është qëllimi përfundimtar. Qëllimi përfundimtar është që serbët dhe shqiptarët të jetojnë së bashku, të jetojmë shumë më mirë dhe të respektojmë njëri-tjetrin pa hasmëri. Nuk kam në plan të flas për fajin e askujt, nuk ka rëndësi nëse do të ndodhë për tre muaj apo tre vjet, por nëse ia dalim do të jetë sukses historik”, ka thënë Vuçiq për Euronews.
I pyetur për “vijat e kuqe” të Serbisë para takimit të Ohrit pas dy ditëve, presidenti i Serbisë ka thënë se nuk flet shpesh për vijat e kuqe, sepse nëse flitet shumë, atëherë sipas tij, nuk ka negociata reale dhe “pala tjetër do të insistojë vetëm në ato vija të kuqe”.
“Është më e rëndësishme, të flasim siç duhet, dhe kjo do të thotë të përpiqesh të gjesh zgjidhje kompromisi”, ka thënë ai.
“Ne jemi gati ta bëjmë. Sigurisht që të dyja palët kanë vijat e tyre të kuqe dhe këtë nuk mund ta mohoj, por ne, besoj se të dyja palët, duhet të bëjmë shumë për të normalizuar situatën mes popujve tanë, dhe duke pasur parasysh këtë, besoj se është në interes të të dyja palëve që të sigurohet qarkullimi i lirë i mallrave, njerëzve dhe kapitalit. Duhet të punojmë me shumë zell për këtë, si dhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të mëparshme”, ka shtuar Vuçiq.
I pyetur nëse Serbia është e gatshme t’i bëjë disa lëshime Kosovës kur bëhet fjalë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës apo të paktën të fillojë atë procedurë, Vuçiq ka thënë se “ata tashmë e kanë filluar atë procedurë në Këshillin e Evropës, pa pyetur Serbinë dhe se nuk u duhet Serbia për këtë”.
Megjithatë, ai nënvizoi se ka rregullore në Planin evropian në lidhje me organizatat ndërkombëtare. Theksoi se ata nuk do ta pengojnë anëtarësimin e Kosovës në disa organizata.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












