Kosova
Vuçiq do të bisedojë me Merkelin për çështjen e Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, nesër ose pasnesër, me të cilën do diskutojë edhe për Kosovën.
Vuçiç deklaroi se, ndër të tjera, do të bisedojë me kancelaren gjermane për Kosovën, bashkëpunimin rajonal dhe rolin e Gjermanisë dhe Berlinit, raportojnë mediet serbe, transmeton Gazeta Express.
“Do ta shohim nëse do të jetë procesi i Brukselit apo Berlinit”, deklaroi Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë pret nga kjo bisedë përmes një lidhje video.
Merkel, në anën tjetër, pak ditë më parë ka kërkuar takim me presidentin rus, Vladimir Putin, në mënyrë që të eliminohen provokimet ruse në Ballkanin Perëndimor.
“Aktivitetet e Rusisë në Ukrainë, Bjellorusi dhe Ballkan ndikojnë drejtpërdrejt në interesat e Bashkimit Evropian, prandaj është e nevojshme që blloku me 27 anëtarë të përgjigjet njëzëri”, ka deklaruar ajo para disa ditësh.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













