Kultura
Vuajtja e sirianëve nëpërmes artit
Njëri është nipi i një trubaduri armen, i cili iku në Siri në vitin 1915. I dyti është pasardhës i një shefi ushtarak sirian, i cili vdiq duke luftuar në Francë në vitin 1920. Njëri është nga Halepi, tjetri nga Damasku. Të dytë e quajnë New Yorkun, ku ishin takuar para 17 vjetësh, shtëpi. Për një natë në skenën e Bejrutit, Kevork Murad kombinon skeçet me klarinetën e Kinan Azmeh për të krijuar një vorbull imazhesh në pasqyrë të 7 vjetëve të luftës në Siri, që e ka bërë vendlindjen e tyre të panjohshme, përcjell albinfo.ch.
Lufta në Siri filloi në vitin 2011 me një protestë të thjeshtë, e deri tash janë vrarë mbi gjysmë milioni njerëz, janë zhvendosur 11 milionë të tjerë. Gjenerata e fëmijëve të rinj janë rritur pa arsimim, me 180 mijë të rinj që përfunduan në punë të detyruar, njoftoi UNICEF-i. Azmeh, 41-vjeçar, tha se numrat janë të mjaftueshëm për ta bërë atë të mendojë se sirianët nuk do të këndellen kurrë, por është me rëndësi të ecët përpara.
Azmeh dhe Murad kishin prezantuar projektin e tyre për herë të parë para 6 vjetësh me emrin “Nëpërmes shtëpisë dhe performanca evoluoi bashkë me luftën”.
Performancën e tyre ata e përshkruajnë si një lloj dialogu. “Kinan më jep një notë dhe unë atij një fotografi”, tha Muradi. Shumë artistë sirianë, edhe ata që ikën, edhe ata që qëndruan në vend, kërkojnë të dokumentojnë vuajtjen e popullit, dhe thonë se arti i tyre është në fakt nevojë e luks.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja...
-
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













