Kosova
Vritet një 36-vjeçar në një restorant në Dobratin
Një person ka mbetur i vdekur nga të shtënat që kanë ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit në një restorant që ndodhet në udhëkryqin Lipjan-Janjevë, në fshatin Dobratin, njofton policia e Kosovës.
36-vjeçari M.O. nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të marra dhe ka vdekur në QKUK rreth orës 04:00 të mëngjesit, përcjell albinfo.ch.
Polica në njoftimin për media njofton se personi i dyshuar për këtë rast është identifikuar, por ndodhet në arrati, ndërsa shtëpia e tij është kontrolluar nga njësitet policore ku janë konfiskuar dy armë: Një pushkë e tipit M48 me leje dhe një revole e tipit TT, e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore për autopsi.
Policia nuk ka dhënë detaje për motivet e kësaj vrasje, por thotë se janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










