Kosova
Vrasje në Prishtinë, Policia është në kërkim të personit të dyshuar
Një i dyshuar, mashkull për motive të panjohura, nga një veturë në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të katër personave të cilët ishin duke ecur rrugës
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë sqarime për vrasjen e një person dhe plagosjen e një femre që në ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani”, në Prishtinë, transmeton albinfo.ch. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 02:20, kur një i dyshuar, mashkull për motive të panjohura, nga një veturë në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të katër personave të cilët ishin duke ecur rrugës, dhe është larguar në drejtim të panjohur.
“Viktima mashkull ka pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe ka vdekur në emergjencë. Ndërsa lëndime ka pësuar edhe viktima femër, e cila është dërguar në tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Aty theksohet se me vendim të prokurorit, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. E po ashtu thuhet se është kontrolluar një objekt ku dyshohet që ishte fshehur i dyshuari, me këtë rast janë gjetur dhe konfiskuar dy armë, njëra armë dyshohet që ishte përdorur në rast dhe një veturë të cilën e ka shfrytëzuar i dyshuari.
E-Diaspora
-
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” Rastet e drejtimit të lazerëve nga toka në drejtim të avionëve që aterojnë dhe ngrihen nga... -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












