E-Diaspora
Vrasje në Frauenfeld, arrestohet i dyshuari Fatmir T.
Në një banesë në rrugën "Talackerstrasse" të Frauenfeldit, të martën është gjetur kufoma e një gruaje të vdekur. Policia zvicerane dyshon në një akt vrasjeje. Pas një aksioni të madh, të mërkurën është arrestuar një 19-vjeçar në Aeroportin e Cyrihut, shkruan "Blick", përcjell Albinfo.ch
Vrasja në Frauenfeld të Zvicrës! Mbrëmjen e së martës, në rrugën “Talackerstrasse” të Frauendfeldit ka ndidhur një krim i dhunshëm: Një grua kishte zbuluar kufomën e një gruaje të vdekur në banesën fqinje. Që atëherë, gjurmët e një personi u humbën, ndërsa policia po e kërkonte me një kontigjent të madh nëpër të gjithë Zvicrën. Bëhet fjalë për Fatmir T. (19). Sipas gazetës “Blick” ai ishte duke vijuar një praktikë mësimi në rajon, përcjell Albinfo.ch.
Më pas, të mërkurën në mëngjes informata: Një 19-vjeçar i dyshuar është kapur. Policia zvicerane ka kapur shtetasin italian, në kantonin e Cyrihut. “Njeriu u arrestua në Kloten në zonën e aeroportit”, konfirmon Matthias Graf, zëdhënës i Policisë së Thurgaut, informon Albinfo.ch. Mbetet e paqartë nëse i dyshuari ka dashur të largohej nga vendi.
Banorja Trudi Widmer (87) është dashur ta dëgjojë gjithë dramën gjatë vrasjes në Talackerstrasse. Edhe një ditë pas rastit, ajo ende është mjaft e tronditur. “Nuk më hiqen nga mendja britmat e zhurmshme në shkallë. Në tmerrin dhe panikun që ndjehej në zërin e anëtarëve të familjes. Dhe pastaj djali i vogël, ndoshta anëtari më i ri i familjes, i cili ishte ulur në dhomën e ndenjës pranë fqinjit tim”, thotë Widmer. Ai ka parë gjithçka. “Unë me të vërtetë jam tronditur”. Më shumë se një jetë ishte shkatërruar këtë mbrëmje. “Cili fëmijë mund të përballojë një pamje të tillë?”
Në shkallët e ndërtesës, martën ajo ka dëgjuar britmat e personave. “Në një gjuhë që nuk e kuptoja,” vazhdon Widmer. Gruaja e vrarë duhet të ketë qenë nënë, por ende nuk është konfirmuar.
I dyshuari i menjëhershëm, Fatmir T. që javën e kaluar kishte shkaktuar probleme. Kjo është konfirmuar nga vendi i praktikës së tij në Aadorf. Atje, elektricisti i ardhshëm kishte marrë një armë me vete, që kishte shkaktuar ankth të madh në vendin e punës. Prandaj, policia kantonale e Thurgaut u mobilizua dhe ia konfiskoi armën. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë, Matthias Graf, informon më tej Albinfo.ch.
Pra, Fatmiri ishte i njohur për policinë. Si ka mundur të shkaktohet akti i tmerrshëm i së martës? Graf thekson: “Gjatë intervenimit të javës së kaluar nuk kishte asnjë arsye për paraburgim, pasi i dyshuari nuk kishte kërcënuar askënd”.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













