Kosova
Vrasje e rëndë në Kosovë, policia jep detaje
Një person është vrarë gjatë pasdites së sotme në Fushë-Kosovë, ndërsa policia ka arritur ta arrestojë personin, i cili dyshohet se ka kryer vrasjen.
Rasti ka ndodhur rreth orës 16:50, ndërsa ngjarjen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Hoxha ka dalë me një komunikatë për medie, ku ka sqaruar rrethanat e vrasjes së rëndë në Fushë-Kosovë.
“Rreth orës 16:50 kemi pranuar një informacion për një vrasje, e cila ka ndodhur në një shtëpi private në Fushë-Kosovë. Njësitet relevante të policisë menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar që një trup i pajetë gjendet aty. Menjëherë në vend kanë dalë edhe njësitet e forenzikës dhe njësitet hetimore. Po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes edhe prokurori kujdestar”, ka thënë ai.
“Falë reagimit të shpejtë të Policisë, në vendin e ngjarjes është arrestuar një 40-vjeçar. Njësitet po hetojnë për të zbardhur rastin“.
“Mosha e viktimës është diku rreth 72-vjeçar. Ekziston dyshimi që viktima dhe dorasi kanë lidhje familjare. Nuk mund t’i themi rrethanat dhe nuk mund të flasim derisa të marrim raportet primare nga njësitet relevante. Rasti është konstatuar si “vrasje e rëndë”. Pas hetimeve intensive do t’i zbardhim të gjitha informacionet lidhur me këtë rast”.
“Dyshohet se në kryerjen e aktit është përdorur një mjet i mprehtë. Pas hetimeve të plota mund ta dimë sigurt. Informacione të tjera japim pas raporteve të të gjithë konfirmimit të saktë të ngjarjes, për të qenë më korrekt”, përfundoi ai, raportojnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani Majori i Forcës së Sigurisë së Kosovës përfundoi me sukses programin prestigjioz LGAI në Akademinë e... -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













