Lajme

Cyrihu kundërshton uljen e moshës së votimit në 16 vjeç

Të dielën, votuesit e Cyrihut patën mundësinë të bëheshin kantoni i dytë në Zvicër që ul moshën e votimit në 16 vjeç.

Megjithatë, propozimi u refuzua me 64.8 për qind të votuesve që thanë ‘jo’, transmeton albinfo.ch.

Pothuajse çdo komunë në gjithë kantonin e Cyrihut ishte kundër propozimit, përveç Winterthur Altstadt dhe një pjesë të vogël të elektorateve në qendër të qytetit të Cyrihut.

Pavarësisht se votimi u fokusua në të drejtën e votës për 16-vjeçarët, vetëm ata të moshës 18 vjeç e lart u lejuan të votojnë.

Në përgjithësi, të rinjtë votojnë më pak se mesatarja në Zvicër. Më pak se një në tre persona të moshës 18 deri në 29 vjeç marrin pjesë rregullisht në zgjedhje, krahasuar me 45 për qind të popullsisë më të gjerë, transmeton tutje albinfo.ch.