Kosova
“Votoni ligjin”: Protestuesit mbushin sërish sheshin “Skënderbeu”
Protestuesit janë rikthyer edhe sot para Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Deri tani nuk është bërë e ditur se kur do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit.
Protesta për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku një numër i konsiderueshëm qytetarësh janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, pranë objektit të Kuvendit, transmeton albinfo.ch.
Me thirrjen “Votoni ligjin”, protestuesit po kërkojnë nga deputetët që të përfundojnë procedurën e miratimit të ndryshimeve ligjore, të cilat të hënën u miratuan në lexim të parë me 91 vota.
Protesta e sotme zhvillohet në një ditë veçanërisht të rëndësishme për institucionet e Kosovës, pasi sot skadon edhe afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri.
Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës ende nuk ka njoftuar për mbajtjen e një seance të re, në të cilën do të mund të procedohej votimi në lexim të dytë i ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Edhe mëngjesin e sotëm nuk ishte paralajmëruar ndonjë seancë e re apo mbledhje e komisioneve parlamentare.
Protestuesit kanë qëndruar në zonën përreth Kuvendit, ndërsa kërkesa e tyre mbetet e njëjtë: deputetët ta votojnë ligjin pa vonesa të mëtejshme.
Situata politike në vend mbetet e ndërlikuar, pasi paralelisht me kërkesën për votimin e ligjit, partitë politike ende nuk kanë arritur marrëveshje për zgjedhjen e presidentit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”













