Kosova
Votimi me postë për balotazh nga 4 deri me 17 nëntor
KQZ-ja ka njoftuar se fushata për raundin e dytë do të zgjasë vetëm pesë ditë nga 13 deri më 17 nëntor
24 kuti të votimit të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit do të shkojnë në rinumërim. Kështu ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në mesin e këtyre 24 kutive të votimit, tri janë për kryetarë të komunave, të Prishtinës, Suharekës dhe Prizrenit, ndërsa 21 të tjerat për Kuvendet Komunale.
Koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj, ka thënë se rinumërimi duhet të bëhet për shkak të mospërputhjes së të dhënave brenda formularëve të rezultateve dhe mungesës së nënshkrimeve të kryesuesve të vendvotimeve.
Sipas Ahmetajt, deri më tash është bërë procesimi i 95 për qind të formularëve të zgjedhjeve për kryetarë të komunave dhe 41 për qind të formularëve për Kuvende Komunale.
KQZ-ja ka njoftuar se fushata për raundin e dytë do të zgjasë vetëm pesë ditë nga 13 deri më 17 nëntor. Periudha e votimit përmes postës është caktuar nga 4 deri më 17 nëntor.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











