Lajme
Votat nga diaspora mund të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi se me votuesit nga diaspora, numri total i votuesve me të drejtë vote në Kosovë është 1 milion e 794 mijë e 862 persona, transmeton albinfo.ch.
Votat që kanë ardhur nga diaspora kosovare pritet të kenë ndikim në rezultatin final të zgjedhjeve të 14 shkurtit, sigurisht, nëse numri i tyre do të jetë aq sa edhe janë konfirmuar se do të votojnë.
“Nëse siç thuhet rreth 80 mijë vota llogaritet të jenë të vlefshme nga rreth 110 mijë sa janë konfirmuar tashmë, kjo do të mund të përbënte ndoshta jo përmbysje të rezultatit, por parti të caktuara do t’i favorizonte apo penalizonte shumë, sepse llogaritet që 80 mijë vota do të jetë 10% i atyre që pritet të dalin përgjithësisht në votime në Kosovë, prandaj partitë politike janë të vetëdijshme besoj për këtë. Prandaj, partitë politike janë të mobilizuara aq sa kanë lejuar mundësitë për shkak të krizës shëndetësore”, u shpreh analisti politik Rrahman Pacarizi.
Është pritur që votat nga diaspora të jenë edhe më të shumta, ku përveç rreth 16 mijë pakove që kanë mbërritur, një numër i madh i tyre kanë shprehur dëshirën që të vijnë për të votuar edhe fizikisht.
“Mirëpo çështja e krizës globale shëndetësore të asaj që ne po i themi pandemi, i ka ndryshuar këto raporte, dhe vetëm një numër i caktuar i atyre që kanë të drejtë për të votuar e që jetojnë jashtë vendit do të mund të votojnë”, shtoi analisti.
Sidoqoftë, numri i emigrantëve që pritet të vijnë fizikisht për të votuar pritet të jetë i lartë, pavarësisht situatës me COVID-19.
“Të premten janë parashikuar të aterojnë 16 fluturime, 9 nga Zvicra e të tjera nga Gjermania, Austria, Suedia, Turqia e Belgjika”, tha Bujar Gashi, zëdhënës i Aeroportit të Prishtinës.
Nuk ka shumë rëndësi se si votojnë mërgimtarët në këto zgjedhje, nëse atë e bëjnë me postë, duke ardhur me aeroplan apo edhe me autobusë. E rëndësishme në zgjedhjet e 14 shkurtit është se votat e emigrantëve si asnjëherë më parë, pritet të ndikojnë në rezultatin përfundimtar të këtyre zgjedhjeve.
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë














