Lajme
Vlime në PDK për postin e presidentit
Pas përfoljes në media se presidenti i ardhshëm do të jetë Behgjet Pacolli i AKR-së, dhe se kjo është arritur pas një darke të përbashkët të tij me kreun e PDK-së, Hashim Thaçi, janë shfaqur pakënaqësi brenda partisë së këtij të fundit.
Sipas mediave janë dhejtë deputetë të PDK-së që nuk do ta votonin Pacollin për president. Kjo, për shkak se duan që posti i kreut të shtetit t’i takojë PDK-së.“Të pakënaqurit” në PDK janë të sigurt se do t’i bëjnë 25 nënshkrime për ta propozuar Jakup Krasniqin për president, në rast se Thaçi përcaktohet që këtë post t’ia lërë AKR-së.
Pretendenti për të formuar qeverinë e re, Hashim Thaçi është takuar të martën mbrëma me kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli dhe janë pajtuar në parim që të bashkëqeverisin në mandatin e ardhshëm.
Ndërkohë, pritet që brenda javës së ardhshme, pas konstituimit të Kuvendit, Thaçi të merr mandatin për formimin e qeverisë nga ushtruesi i detyrës së presidentit të shtetit, Jakup Krasniqi.
Mediat kosovare sot kanë raportuar se ambasadori amerikan Christopher Dell është kthyer nga SHBA-të dhe menjëherë do të përfshihet në bisedimet për formimin e qeverisë së re.
Diplomati amerikan pritet që sot të takohet larg medieve me kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçin, atë të AKR-së, Behgjet Pacolli, si dhe me përfaqësues të partive tjera. Gjithashtu Dell pritet që të bëjë përpjekjet e fundit që të ndryshojë qëndrimin e AAK-së, e cila me vendimin e fundit, pothuajse është përcaktuar plotësisht për të mbetur në opozitë. Në këto takime pritet të flitet edhe për postin e presidentit të ri.
PDK dhe AKR pajtohen parimisht që të lidhin koalicionin, mirëpo problem mbetet emri i presidentit.
Lidhur me variantin që Behgjet Pacolli të jetë president, Koha Ditore, në një shkrim, rikujton se para tre vjetësh, Pacolli i ishte ofruar shansi të bëhej president shteti. Nuk e kishte pranuar këtë post për një arsye të thjeshtë – partia e tij nuk ishte ndarë mirë në zgjedhjet nacionale – kishte marrë vetëm 13 për qind të votave të elektoratit. E për Pacollin, kjo kishte mjaftuar për t’i thënë: “Jo”, pa asnjë mëdyshje, ofertës që i ishte bërë nga lideri i PDK-së, Hashim Thaçi.
Ndërsa, në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 12 dhjetorit, Pacolli, së bashku me shtatë parti të tjera, ka fituar vetëm 7.29 për qind të votave dhe me tetë deputetë do të jetë i përfaqësuar në Kuvend.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













