Lajme
Vlerat ushqyese të bukës së zezë
Buka mund të jetë një produkt i zakonshëm, por sipas Raportit Global të Industrisë së bukës, vazhdon të mbajë vendin e parë në listën e ushqimeve më të konsumuara në botë.
Ajo daton që në kohët e Egjiptit të Lashtë, duke u kthyer në një produkt vërtet të vjetër sa i përket historisë së kulinarisë.
Edhe pse llojet e bukës nga të cilat mund të përzgjidhni janë të shumta, ato që hasni më shpesh janë: buka e bardhë dhe ajo e zezë.
Sigurisht që të të dyja përgatiten nga gruri, por ka disa ndryshime thelbësore që lidhen me vlerat shëndetësore që ato përmbajnë.
Të gjitha arsyet përse duhet të zgjidhni gjithmonë bukën e zezë:
Gjithçka lidhet me përpunimin e miellit
Ka dy ndryshime kryesore te lloji i miellit që përdoret për përgatitjen e tyre: mënyra si është përpunuar dhe sa të shëndetshëm janë.
Mielli i të dy llojeve të bukës sigurisht që vjen nga i njëjti drithë, por te buka e zezë mielli përmban të gjitha pjesët e grurit: lëkurën bashkë me farën, ndërsa te buka e bardhë përdoret vetëm pjesa që përmban niseshte.
Ekspertë nga Nela Group pohojnë se procesi i përpunimit të miellit ndikon pikërisht në ‘zhveshjen’ e tij nga vlerat ushqyese që ka për organizmin.
Ndaj dhe buka e zezë përmban më shumë fibër, vitaminë B6 dhe E, magnez, hekur, zink dhe acid folik, shkruan AgroWeb.
Çfarë vlerash kanë për organizmin?
Buka e zezë duke qenë se është e pasur në fibra, gjithashtu është edhe prebiotike, pra ndihmon shëndetin e sistemit tuaj tretës.
Për të fituar vlerat e një fete të vetme nga buka e zezë, do t’ju duhet që të konsumoni 8 të tilla nga buka e bardhë.
Sipas një studimi të publikuar në Revistën Mjekësore Britanike, rezulton se buka e zezë është e duhura për të gjithë ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2.
Kjo falë faktit që indeksi i glicemisë te kjo lloj buke është më i ulët se tek e bardha dhe kështu sheqeri në gjak nuk pëson rritje të menjëhershme.
Nga ana tjetër, Cleveland Clinic pohon se karbohidratet komplekse që gjenden te buka e zezë stimulojnë prodhimin e serotoninës, duke përmirësuar kështu humorin tuaj.
Kjo lloj buke mbron trupin edhe nga shfaqja e sëmundjeve të zemrës, duke qenë se ajo ndihmon në uljen e kolesterolit të keq.
Për më tepër kjo bukë ju ndihmon që të keni lëkurë dhe flokë të shëndetshëm. Mund të duket e çuditshme, por është e vërtetë.
Buka e zezë është e pasur me vitaminat B dhe proteina, të dy këto përbërës ndihmojnë në mbrojtjen e strukturës së qelizave të reja të lëkurës dhe flokut tuaj.
Nëse doni që të humbisni kilogramët e tepërt, atëherë duhet të konsumoni bukën e zezë duke qenë se në sasi të vogla ajo ju mban më gjatë të ngopur dhe kërkon më shumë energji për t’u tretur.
Nëse nuk jeni të sigurt për sasinë, ekspertët e Nela Group sqarojnë se karbohidratet duhet të përbëjnë 50% të produkteve për një regjim ushqimor të balancuar.
Mjafton që ju të konsumoni dy feta me bukë të zezë në ditë dhe do të siguroni një shëndet të fortë.
Kjo dhe të gjitha vlerat e lartpërmendura e bëjnë bukën e zezë e me drithëra të plota shumë herë më të shëndetshme se buka e bardhë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe Edicioni i dytë i manifestimit u mbajt nga 18 deri më 20 shtator, me aktivitete kushtuar... -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së










