Lajme
Vladimir Putin dhe Joe Biden do të takohen në qershor në Zvicër
Sipas burimeve të “Kommersant”, gjasat janë që takimi të mbahet në Zvicër, me shumë siguri në Gjenevë
Samiti i shumëpritur mes Joe Biden dhe Vladimir Putin mund të mbahet më 15 qershor. Lajmin e bën të ditur e përditshmja ruse “Kommersant”, që citon burime konfidenciale.
Data e takimit përputhet me turin evropian të Joe Biden dhe është me leverdi edhe për agjendën e kreut të Kremlinit. Për vendin nuk dihet ende asgjë me siguri, por zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergey Ryabkov, ka deklaruar se do të mbahet në një kryeqytet diplomatik evropian, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Sipas burimeve të “Kommersant”, gjasat janë që takimi të mbahet në Zvicër, me shumë siguri në Gjenevë. Megjithatë, numri dy i diplomacisë ruse ka theksuar se Moska nuk ka iluzione se nga takimi marrëdhëniet SHBA-Rusi do t’i rikthehen normalitetit.
E-Diaspora
-
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri Autoritetet lëshuan ndalime hyrjeje në Austri kundër të dy personave. Për të siguruar pjesëmarrjen e tyre... -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














