Lajme
Vjenë: Shtyhet gjykimi i shqiptarit të dyshuar për vrasjen e bashkëshortes
Ai thuhet se është rrëfyer për ngjarjen vetëm pjesërisht, ndërkohë gjyqi është shtyrë për në shtator
Në shtator të vitit 2019, një çift me prejardhje nga Kosova kishin pasur mosmarrëveshje në banesën e tyre në Vjenë. Pas grindjes, burri dyshohet se me një shkop kishte goditur bashkëshorten. Si pasojë e lëndimeve trupore, gruaja vdes. Çifti ishin të moshës 32-vjeçare dhe kishin tre fëmijë.
Të premten e kaluar, i pandehuri Valdon D. ishte paraqitur para gjyqit rajonal në Vjenë. Ai thuhet se është rrëfyer për ngjarjen vetëm pjesërisht, ndërkohë gjyqi është shtyrë për në shtator.
Motivi i vrasjes sipas mediave austriake kishte qenë xhelozia e burrit ndaj bashkëshortes. Siç është raportuar edhe më parë, kosovari i cili punonte në një firmë ndërtimi, ishte i bindur se gruaja e tij ishte duke e tradhtuar me një koleg të saj të punës, përcjell Albinfo Austria.
Siç thuhet, Valdon D. kishte blerë një stilolaps spiuni dhe e kishte fshehur në xhaketën e bashkëshortes. Ndërkohë, viktima e kishte gjetur stilolapsin dhe kishte reaguar ashpër. Ajo kishte provuar që ta hidhte atë nga ballkoni. Tutje, mediat austriake raportojnë se Valdon D. shkon në dhomën e fjetjes, merr një shkop dërrase nga shtrati dhe e godet gruan katër herë.
Pas kësaj ngjarje tragjike, ai shkon i merr fëmijët prej shkollë dhe i dërgon për t’u ushqyer në një restorant. Më vonë, duke mos pasur zgjedhje të tjera, Valdon D. lajmërohet dhe dorëzohet personalisht në polici në Taumbstummengasse.
Çifti jetonte me qira në një banesë në Vjenë, por Valdon D. kishte blerë një shtëpi në rrethinën e Vjenës dhe ishin në rindërtim e sipër,
Avokatët mbrojtës të pandehurit, Wolfgang Blaschitz dhe shqiptari Mirsad Musliu, për këtë arsye theksuan se klienti i tyre ishte vetëm “pjesërisht fajtor”. “Psikika njerëzore është e paparashikueshme”, ka thënë Musliu në fjalën hyrëse. Klienti i tij goditi gruan, por nuk kishte qëllim ta vriste. Kjo flet për faktin se ai ndërtoi shtëpinë për familjen në Schwechat. Ai e donte gruan e tij dhe nuk mund t’ia falte vetes atë që kishte ndodhur.
Gjyqi është shtyrë për datën 25 shtator, ngase gjyqtarët kanë kërkuar të dëgjojnë edhe dëshmitarë të tjerë, edhe njerëz të afërm të çiftit.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











