Bota
Vjena, destinacioni më i mirë evropian në vitin 2019
Revista e njohur Condé Nast Traveler shpalli Vjenën destinacionin më të mirë evropian në vitin 2019. Në listën e dhjetë qyteteve të preferuara në botë për udhëtime, kryeqyteti austriak është në vendin e katërt, pas Tokios, Kiotos dhe Singaporit. Pas Vjenës janë Osaka, Kopenhagen, Amsterdam, Barcelona, Taipei dhe Sidnei.
Qoftë për histori, filozofi apo muzikë, Vjena tërheq vizitorë nga e gjithë bota me ofertën e saj të larmishme kulturore.
Në Vjenë, ju mund të vizitoni katër muze në ditë, por gjithmonë ka diçka tjetër për të parë. Në motin më të ftohtë mund të shihni shfaqje live në Shtëpinë e Operës Shtetërore, shkruan albinfo.ch.
Revista e respektuar «Condé Nast Traveler» ka dhënë çmime për lexuesit për më shumë se 30 vjet, dhe këtë vit, nga 1 prilli deri më 30 qershor, gjithsej 600,000 lexues amerikanë dhe britanikë votuan për destinacionet, hotelet dhe tërheqjet e tyre të preferuara.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












