Lajme
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e famshme, ajo është edhe një influencuese e rrjeteve sociale dhe kozmetologe
Në kohën që jemi, nuk mund të mos e dini çfarë është TikTok-u, pasi ka marrë një popullaritet të madh.
Almira Azemi tashmë është emër suksesi në këtë platformë dhe gjithsesi e ka kuptuar ”sekretin” për të qenë virale.
Që në shikim të parë ajo përçon pozitivitet me buzëqeshjen e saj dhe me stilin unik të veshjes.
Por, ajo çfarë e shquan më shumë atë, janë videot e saj të shumëkomentuara dhe virale në këtë platformë.
Almira ka lindur në Kumanovë, në Maqedoninë e Veriut. Që nga viti 2007 ajo jeton në Vjenë të Austrisë.
“Unë jam 18 vjeçe, jam rritur dhe shkolluar në Austri. Kur isha njëvjeçare, së bashku me familjen jemi shpërngulur në Austri dhe që nga atëherë jetojmë dhe veprojmë këtu”, tregon Almira për revistën Albinfo Austria.
Sa i përket jetës dhe shoqërisë në Austri, Almira tregon se nuk ka qenë aspak e vështirë ambientimi i saj me rrethin shoqëror austriak dhe se ndjehet e barabartë me të gjithë, pa paragjykime. Duke qenë se është rritur atje, ajo ka përfunduar shkollimin po në këtë vend.
E pyetur nga revista Albinfo.at sa ishte e vështirë depërtimi i saj në tregun e tik-tok-ut për t’u bërë e famshme dhe virale, ajo tregon: “Të jem e sinqertë, që në fillim nuk ishte e vështirë, sepse nuk kisha pritshmëri të larta, aq më shumë të isha virale. Disa nga videot e mia thjesht u bënë virale dhe nuk bëra shumë për këtë”.
Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e famshme, ajo është edhe një influencuese e rrjeteve sociale, veçmas në Instagram dhe Snapchat.
“Përveç se jam influencuese, kam punuar edhe si kozmetologe që nga mosha 15-vjeçare dhe kam përfunduar me sukses një trajnim special trevjeçar në këtë fushë dhe pres që shumë shpejt ta zhvilloj profesionalisht këtë profesion”.
Duke qenë se çdo you-tube-ere përveç videove në plan të parë kanë edhe veshjen, Almira tregon se ka shumë rëndësi, pasiqë të veshurit bukur reflekton në çdo vend.
“Të them të drejtën, më pëlqen më shumë stili basik, siç është ai i Zarës. Përgjithësisht në këtë aspekt qëndroj shumë e thjeshtë në lidhjet me veshjet, çfarëdo që më pëlqen, pavarësisht markave, e kam në gardërobën time”.
Përveç tjerash, Almira tregon se është shumë e lidhur me Kosovën dhe Kumanovën.
“Me Kosovën jemi shumë të lidhur, sidomos me qytetin e Prishtinës, ku kam qëndruar për dy javë rresht për pushime këtë verë. E po ashtu edhe në Kumanovë dhe ndoshta do të shkoj diku në det, në Shqipëri ose në Greqi”, përfundon ajo. /Albinfo.at
E-Diaspora
-
Mbrëmja AlbGala e platformës mediale albinfo.ch, një përjetim i paharrueshëm Në një atmosferë solemne, me ambient të ngrohtë e miqësor, platforma mediale Albinfo.ch ka mbajtur mbrëmë...
-
Zvicër: Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi feston ditën e flamurit dhe 15-vjetorin e themelimit të shoqatës
-
Luiza Duraku betohet si nënkryetare në Anderlecht
-
Abdixhiku takon bashkatdhetarët në Olten të Zvicrës
-
Habibe Duraki betohet si nënkryetare në komunën Evere të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Austri: AMS paralajmëron rritje të papunësisë Drejtorët e Shërbimit Austriak të Punësimit (AMS), Petra Draxl dhe Johannes Kopf, po mbrojnë zgjerimin e...
-
Ditët e pushimit gjatë vitit 2025 në Austri
-
Salzburg: Dënohen 7 të rinj për plagosjen me rrezik jete të kosovarit
-
Shpenzimet e pensioneve në Austri do të rriten ndjeshëm, tregon raporti
-
Çfarë duhet të dinë personat e vetëpunësuar në Austri për përfitimet prindërore