Shqipëria
Vijon protesta në Tiranë, katër policë të lënduar
Vijon protesta e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, ku nuk kanë munguar edhe aktet e dhunës dhe vandalizmi ndaj godinës së Kryeministrisë.
Për të disatën herë me radhë protestuesit kanë mësyrë drejt hyrjeve të Kryeministrisë, por janë zprapsur vazhdimisht nga policia, që ka përdorur gazin lotsjellës.
Gazetarët e Top Channel, të cilët raportojnë direkt nga protesta, thonë se të paktën 4 efektivë policie dhe dy protestues kanë mbetur të plagosur, përcjell albinfo.ch.
Efektivët janë goditur me sende të forta nga protestuesit, gjatë përplasjeve për të çarë rrethimin, tentativë që është bërë në mënyrë të vazhdueshme nga turma.
Gjithashtu shumë persona, përfshirë protestues dhe efektivë të policisë, kanë marrë ndihmën e parë, pasi kanë pasur vështirësi në frymëmarrje, për shkak të gazit lotsjellës.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar Policia holandeze ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dhe një zyrtar policor është lënduar lehtë... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










