Lajme
Vidhnin ora të brendeve të ndryshme, në pranga 3 shqiptarë në Itali
Bëhet e ditur se Policia italiane ka arrestuar tre shtetas shqiptarë, pasi akuzohen se janë antarë të një bande hajdutësh që vidhnin ora të brendeve të ndryshme kryesisht Rolex, përcjell albinfo.ch.
Banda, e cila është goditur më 16 maj të këtij viti, ku janë arrestuan një shtetas italian, një shtetas zviceran, dhe tre shqiptarë. Ndërkohë ditën e sotme njoftohet se janë arrestuar dhe tre shqiptarë të tjerë.
Bëhet fjalë për të rinj të moshës 23 deri në 28 vjeç, të arrestuar nga gjyqtari hetues i Gjykatës së Triestes për pjesëmarrje në disa prej grabitjeve të kryera nga banda, veçanërisht ato të kryera më 23 dhjetor 2021 dhe në 4 e 5 shkurt 2022
Ndërkohë raportohet se për llogari të Prokurorisë Publike të Triestes, u kryen kontrolle në shtëpi edhe ndaj dy personave të tjerë, gjithashtu shtetas shqiptarë, njëri banues në provincën e Monzës dhe Brianzas dhe tjetri në Trieste, të akuzuar për vjedhje të disa orëve të çmuara. Gjithashtu janë sekuestruar disa aparate celularë.
Shqiptarët pritet të dalin para autoriteteve për tu njohur me masën e sigurisë.
E-Diaspora
-
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” Nxënësja e Shkollës së Muzikës “Tefta Tashko” u bë pjesë e programit “The Best Young Talents... -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze -
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat












