Tematike
Veturat e reja në Zvicër mund të bëhen mbi 10.000 franga më të shtrenjta
Me ligjin e ri zviceran që bën kufizimin e emetimit të CO2, veturat, duke filluar nga viti i ardhshëm, 2020, mund të kushtojnë mbi 10.000 franga më shtrenjtë se deri më tash
“Avokatët” e makinave kanë paralajmëruar se me ligjin e ri që kufizon emetimet e CO2, i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2019, mund të ndodhë që disa modele të makinave në Zvicër të kushtojnë mbi 10 000 franga më shtrenjtë se aktualisht.
Nga ana tjetër, automjetet elektrike, bazuar në kufizimet e reja të përmendura, mund të bëhen më të lira, shkruan 20minuten.ch.
Ligji është në fuqi nga 1 janari 2019 dhe ai kërkon nga importuesit që të paguajnë gjobë për veturat që emetojnë më shumë se 95 gram CO2 për kilometër, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq, sipas rregullave aktuale, kufiri i lejuar i emetimit të CO2 është 130 gramë.
Më të goditurit pritet të jenë ata që kanë makina me motor të fuqishëm, që “tërheqin” me të katër rrotat dhe automjete të mëdha sportive. Pikërisht për këto makina, ata që u vihen në mbrojtje shoferëve, thonë se janë të domosdoshme për të përshkuar terrenin malor të vendit. Për këtë arsye, pranohet se vlera e emetuar e CO2 (nga makinat) në Zvicër është më e lartë se ajo në Gjermani.
Christoph Wolnik, zëdhënës i importuesit të automjeteve Auto Schweiz, i ka thënë të përditshmes zvicerane “20 Minuten” se çdo gram mbi kufirin e CO2 do t’u kushtojë importuesve të makinave nga 109 franga, përcjell albinfo.ch. Kjo, e përkthyer në shifra totale, mund të kushtojë rreth 200 milionë franga në vitin 2020. “Ne në Zvicër kurrë nuk mund ta arrijmë vlerën e kërkuar të emetimit të CO2”, ka thënë ai.
Wolnik megjithatë argumenton se ndërkohë që rritjet afatshkurtra të kostos mund të jenë problematike, ndikimi afatgjatë ka mundësi të jetë pozitiv – me importet e automjeteve elektrike që duket se do të kenë rritje.
Makinat elektrike aktualisht përbëjnë vetëm pesë për qind të totalit të automjeteve në Zvicër, me objektivin e vendosur në 10 për qind në vitin 2020.
“Shpresojmë se do të jemi në gjendje ta ulim në mënyrë të konsiderueshme mesataren e CO2 dhe t’i mbajmë gjobat sa më të ulëta që të jetë e mundur vitin e ardhshëm”, tha ai.
Ndërsa kryetari i Dhomës Ekonomike të Lihtenshtajnit, Rainer Ritter ka thënë se “në varësi nga modeli, rritja e çmimeve të makinave të reja do të shkojë edhe mbi 10.000 franga”.
Ndryshe nga Wolnik dhe Ritter flasin në AMAG, që është i portues i madh i makinave, transmeton albinfo.ch. “Nuk janë planifikuar masa të drejtpërdrejta që do të ndikonin në rritjen e çmimeve të makinave me emetim më të lartë të CO2”, ka thënë një zëdhënës.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
A mendoni se vetëm 400 mijë shqiptarë janë në diasporë? Deri më tani, referuar statisitkave, mbi 400 mijë persona janë regjistruar nga diaspora, shkruan albinfo.ch. Në...
-
Presidentja Osmani: Regjistrohuni, mërgimtarë!
-
Shqiptarja Mira Murati prezanton modelin e përditësuar të ChatGPT
-
Shqiptarja e veshur me xhubletë diplomon në Universitetin prestigjioz në SHBA
-
Kryeministri i Kosovës sërish me thirrje për qytetarët e Kosovës dhe ata në diasporë që të regjistrohen
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë