Koronavirusi: çast pas çasti
Vetura e parë në botë me filtra anti-Covid
Klienti mund ta përdorë gjithçka nga jashtë, përpara se të hyjë në makinë, me aplikacionin e dedikuar
“Është vërtetuar shkencërisht – shpjegojnë teknikët britanikë – se teknologjia e avancuar nanoe redukton në mënyrë të ndjeshme viruset dhe bakteret, duke përfshirë edhe virusin SARS-CoV-2. Kjo teknologji inteligjente është aktive në ajër, në këtë mënyrë grimcat e dëmshme nuk duhet të kalojnë përmes një filtri për t’u bllokuar dhe për t’u neutralizuar.
Funksionon duke kondensuar lagështinë nga ajri i kabinës dhe duke e kthyer atë në nanogrimca të ngarkuara elektrike. Pajisja prodhon triliona radikale hidroksil (OH) të mbështjella me molekula uji me madhësi nanometrike, të cilat reagojnë me ndotësit në ajër. Sistemi ofron 20 herë më shumë radikale hidroksil se në të kaluarën, me një njësi të dytë për pasagjerët prapa, që ndihmon në ruajtjen konstante të cilësisë së ajrit në të gjithë kabinën”
Këto nuk janë teknika apo teori të çmendura të shtëpive automobilistike: testet e pavarura kanë treguar se përdorimi i Cabin Air Purification Pro për më shumë se 30 minuta është 97% efektiv në eliminimin e viruseve, baktereve dhe substancave ndotëse. Dhe se Nanoe ka treguar eliminim mbi 99% të Covid-19, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
“Sistemi i ri i pastrimit të kabinës – shpjegojnë teknikët – shfaq nivelet e cilësisë së ajrit PM2,5, brenda dhe jashtë, në ekranin qendror me prekje (touchscreen). Për të përmirësuar cilësinë e ajrit të kabinës, ai përfshin edhe menaxhimin e CO2, që funksionon në harmoni me funksionin Purify, i cili mund të aktivizohet nëpërmjet ekranit me prekje. Këto funksione ndërveprojnë me termorregullatorin e kabinës për të gjetur ekuilibrin më të mirë midis pastërtisë së ajrit dhe komoditetit të pasagjerëve.
Funksioni i CO2 Management është një përmirësim i sistemit të pastrimit të kabinës. Ai monitoron përqendrimin e dioksidit të karbonit në kabinën e pasagjerëve dhe fut në mënyrë selektive ajër të pastër, i cili ndihmon në ruajtjen e përqendrimit të shoferit.
Klienti mund ta përdorë gjithçka nga jashtë, përpara se të hyjë në makinë, me aplikacionin e dedikuar, falë funksionit “spastrimi i kabinës” dhe “pastrimi i kabinës”.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Orges Bytyqi përfundon me sukses kursin TOEFL dhe nis studimet në Eötvös Loránd University -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Austri
-
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve Incidenti dramatik ndodhi rreth orës 6:10 të mëngjesit kur një burrë 29-vjeçar nga Kosova zbuloi gruan... -
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median












