Kosova
Vetëvendosje prezanton planin për bisedimet me Serbinë
Kurti: “Kosova duhet të ketë parasysh të realizojë një dialog të hapur brenda shoqërisë, i cili duhet të nisë nga poshtë"
Vetëvendosje ka prezantuar planin e saj 4+1 rreth bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Kreu i saj, Albin Kurti, ka thënë se nuk mund të ketë fazë finale të dialogut pa u bërë bilanci shtetëror i dialogut të zhvilluar më parë. Ai ka thënë se si pikë e dytë e platformës së kësaj partie është se: “Kosova duhet të ketë parasysh të realizojë një dialog të hapur brenda shoqërisë, i cili duhet të nisë nga poshtë. Në pikën e tretë Vetëvendosje thotë se duhet të ekzistojë një dialog me BE-në, që do të qartësonte dialogun me Serbinë, e jo të thuhet se herë është dialog teknik e herë politik, ndërkaq pika e 4-t është pajtimi institucional, që të mos ketë asnjë shmangie nga prioritetet e drejtësisë”, ka thënë ai.
Kurti ka theksuar se si udhëheqës për pajtimin shoqëror nuk mund të jenë Hashim Thaçi e Edita Tahiri, të cilët i ka fajësuar se dialogut mund t’ia japin një çerek finale, por jo finale të madhe. Vetëvendosje ka kërkuar mbështetjen e të gjithë deputetëve dhe qytetarëve për ta jetësuar këtë plan.
Kurti ka folur edhe për mundësinë e rrëzimit të Qeverisë Haradinaj, për çka mendon se kryeministri nuk ka qenë asnjëherë i tillë, pos që e ka ushtruar atë pozitë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











