Kosova
Vetëvendosje nuk do të rri e qetë nëse konfirmohen manipulime në rinumërim
Vetëvendosje nuk do të rri qetë nëse tentohet të manipulohet procesi i rivotimit në Prishtinë e Prizren, deklaroi deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i cili konsiderohet si “dora e fortë e partisë”, tha se LVV nuk do të rri qetë nëse gjatë rinumërimit të votave në Prishtinë e Prizren tentohet të manipulohet procesi i sovranit. Këto deklarata Selimi i bëri në RTK, duke shpresuar se Gjykata Supreme në të cilën është ankuar Vetëvendosje, do t’i shfuqizojë vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Kjo e fundit ka kërkuar nga KQZ që Prishtina, Prizreni dhe disa vendvotime në Rahovec të përsëriten.
Sipas Rexhep Selimit, ishte e pakuptimtë që Prishtina dhe Prizreni të shkojnë në rinumërim, derisa nuk kishte përfunduar numërimi i të gjitha votave, përfshirë ato me kusht dhe me postë.
“Nuk mund të ndihemi fajtor pse PDK ka humbur Prizrenin, të cilin e ka konsideruar Jerusalem, apo LDK nuk ka arritur ta kthej Prishtinën. Ne jemi ankuar për vendimin e PZAP-së sepse vendimi konsiderojmë se është i papranueshme dhe joligjor”, deklaroi Selimi.
Iniciativa për ta çuar Prishtinën dhe Prizrenin në rivotim, sipas tij, ka qenë politike, sidomos për faktin se votat me kusht nuk janë numëruar.
“Nuk i frikësohemi rinumërimit, por i frikësohemi manipulimeve…Si mund të numërohen votat ende pa u numëruar të gjitha votat”, tha Selimi, sipas të cilit, KQZ është dashur të vazhdoj me procesin e numërimit.
“E nëse gjatë votave më kusht dhe atyre me postë kishte dal fitues Arban Abrashi, kjo do të ishte në rregull dhe do ta pranonim rezultatin”, tha Selimi, sipas të cilit, Vetëvendosje nuk do të rri qetë nëse tentohet të manipulohet procesi i votimit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










