Lajme
Vështirësimi i votimit nga diaspora
Reagim nga Kuvendi i shqiptarëve të Zvicrës
Në vendet demokratike vota është e shenjtë. Kjo duhej të vlente edhe për Republiken e Kosovës, si vend demokratik. Vota njëkohësisht është edhe mjeti më i fuqishëm për të kërkuar llogari nga qeveria dhe për t’i vlerësuar dhe ndëshkuar ato.
Duket se partitë politike në Republikën e Kosovës e kanë realizuar që diaspora po e rrit fuqinë dhe ndikimin politik përmes votës së saj dhe nuk po e mbush më vetëm buxhetin e shtetit, por po kërkon gjithnjë e më shumë edhe llogari në rast të keqqeverisjes. Duke e vërejtur këtë gjë, partitë politike dëshirojnë ta minimizojnë këtë fuqi të diasporës, duke e vështirësuar edhe më shumë votimin.
Është e domosdoshme që vota të mbrohet nga keqpërdorimi dhe kështu të mbrohet edhe procesi zgjedhor në përgjithësi. Për votimin jashtë Republikës së Kosovës, kjo mund të bëhej duke e mundësuar votimin nëpër përfaqësitë e Republikës së Kosovës, të cilat gjenden në vende të ndryshme. Por në këtë kohë nuk ka disponim politik për të bërë lehtësime. Para pak ditëve KQZ-ja vendosi që verifikimi i votës së diasporës të bëhet përmes tri thirrjeve telefonike. Dy thirrje gjatë orarit të rregullt të punës dhe një pas orarit. Nuk mund të pritet nga qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës të presin në shtëpi ose në punë me ditë të tëra thirrjen për verfikim. Faktikisht dy thirrjet e para, të cilat bëhen gjatë orarit të rregullt të punës, në shumicën e rasteve nuk mund të llogariten fare, pasi që në vende të punës nuk është i lejuar shfrytëzimi i telefonit për çështje private. Mbetet të bëhet verifikimi përmes thirrjes së vetme pas orarit të rregullt. Pra, faktikisht nga tri thirrje bëhet një. Por edhe kjo thirrje mund të humbaset shumë shpejt, varësisht prej obligimeve të qytetarëve.
Në këtë menyrë të verifikimit ka vend edhe për keqpërdorim. Persona përgjegjës për thirrje mund të shpallin vota të pavlefshme pa telefonuar fare, duke protokolluar pastaj që votuesi nuk është përgjigjur në thirrjen që iu është bërë. Kjo varet nga simpatizimi politik i personit që kryen thirrjen. Kjo është vetëm një mundësi (nga shumë të tjera) e keqpërdorimit.
Sipas nenit 45 pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gëzon çdo shtetas i Republikës së Kosovës që ka arritur moshën tetëmbdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet, me përjashtim kur kjo e drejtë i kufizohet me vendim gjyqësor. Çdo qytetar i Kosovës ka të drejtën për të votuar dhe për t’u zgjedhur pa diskriminim të racës, etnisë, ngjyrës, gjuhës, gjinisë, besimit fetar apo bindjes politike, arsimit, përkatësisë sociale apo ndonjë kriteri të ngjajshëm në përputhje me dispozitat ligjore të këtij ligji (Neni 2 i ligjit për zgjedhje). Askush nuk ka të drejtë të pengojë ndonjë qytetar për të votuar (Neni 2 i ligjit për zgjdhje).
Me vendimin e fundit KQZ-ja e vështirëson votimin dhe faktikisht e pengon votimin e diasporës, duke e shkelur kështu Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjin për zgjedhje.
U bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që të marrin masat për shfuqizimin ose ndryshimin e këtij vendimi që e cenon drejtpërdrejt të drejtën e votës së qytetarëve që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës. /Albinfo.ch
Kuvendi i shqiptarëve të Zvicrës
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville Filmi shfaqet në kuadrin e festivalit të filmit "Kino Kosova" që po mbahet në kinemanë RiffRaff...
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Austri
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri Austria sheh rritje të papunësisë ndërsa ekonomia dobësohet, foshnja e vogël lëndohet pas rënies nga dritarja...
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?
-
Lajmet kryesore të Austrisë për këtë të enjte