Kosova
Veseli beson se vizat do të hiqen në dhjetor
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u shpreh i bindur se qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm në shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian nga dhjetori i këtij viti.
Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se qytetarët e Kosovës e meritojnë lëvizjen e lirë në zonën Schengen, pasi Kosova është pjesë e kontinentit evropian dhe, sipas tij, ajo ka siguruar se do të respektojë kornizën ligjore të BE-së.
“Kosovarët nuk do të kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Evropian. Ne dëshirojmë të lëvizim lirshëm për të studiuar, për të shkëmbyer përvoja, mallra me vendet e BE-së”, është shprehur Veseli, përcjell albinfo.ch.
Kosova, aktualisht, është vendi i vetëm i rajonit të Ballkanit Perëndimor që nuk ka liberalizim vizash me BE-në.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










