Tematike
Vërshime në pjesë të ndryshme të Zvicrës: Bllokohet autostrada A2
Policia e Kantonit Uri porosit që të anashkalohet ky kanton për shkak të përmbytjes së lumit Reuss
Shirat e mëdha që kanë reshur mbrëmë, kanë shkaktuar përmbytje dhe pengesa të trafikut në shumë vende në Zvicër.
Deri të shtunën në mesditë, reshje të mëdha shiu ende mund të priten në jug dhe në rajonet rrëzë Alpeve, shkruan srf.ch.
Policia e Kantonit Uri porosit që të anashkalohet ky kanton për shkak të përmbytjes së lumit Reuss.
Në shumë vende ekziston po ashtu rrezik për rrëshqitje të tokës dhe rrjedhave të mbeturinave.
Në Alpe, moti i ligë po pushon përkohësisht. Ndërsa në Ticino, sipas SRF Meteo, në 24 orët e kaluara kishte më shumë shi sesa që ka zakonisht gjatë gjithë muajit tetor, transmeton albinfo.ch. Në Mosogno, për shembull, sasia e shiut ishte më shumë se 300 milimetra në metër katror.
Sasi të mëdha shiu janë regjistruar gjithashtu në Valis dhe Kantonin Uri. Atje raportohet për pengesa të shumta të trafikut dhe mbyllje të rrugëve.
Mbyllet Autostrada A2
Autostrada A2 (që çon drejt Gotthardit dhe ticinos) midis Beckenried në kantonin Nidwalden dhe Erstfeld në kantonin Uri është mbyllur për shkak të përmbytjes. Pas një përmirësimi të përkohshëm, situata në kantonin Uri është përkeqësuar sërish, përcjell albinfo.ch. Reuss ka tejmbushur bankinat, në vende të ndryshme midis lokaliteteve Attinghausen dhe Flüelen.
Mbyllja e autostradës A2 pritet të zgjasë të paktën deri në pasditen e sotme në të dy drejtimet. Trafiku tranzit, veçanërisht trafiku i rëndë, do të devijohet në të dy drejtimet përmes rrugës A13 San Bernadino, ka në thënë në policinë e kantonit Uri.
Siç mund të shihet nga informacioni i trafikut hekurudhor, herët në mëngjesin e të shtunës ka pasur gjithashtu vonesa dhe anulime në trafikun hekurudhor, transmeton albinfo.ch. Për shkak të përmbytjes, për shembull,është ndërprerë trafiku i trenave midis Meiringen dhe Interlaken Ost në kantonin e Bernës.
E-Diaspora
-
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare Shoqata Kulturore Shqiptare “Atdheu” po vazhdon aktivitetet me fëmijët dhe të rinjtë, duke u ofruar mundësi... -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit”
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci














