Lajme
Verona Gjinaj fiton medaljen e bronztë në kampionatin botëror të Tajboksit
Në këtë kampionat morën pjesë garuese nga 39 vende të ndryshme për peshat deri në 60 kilogramë
Verona Gjinaj, shqiptarja nga Kriens i Zvicrës, ka fituar vendin e tretë, duke u stolisur me medaljen e bronztë në Kampionatin botëror të tajboksit, i cili u zhvillua për tri ditë në Mynih të Gjermanisë, raporton albinfo.ch.
Gara u organizua nga ISKA (Amateur International Kickboxing Association). Morën pjesë tajboksiere nga 39 vende të ndryshme për peshat deri në 60 kilogramë.
Dy herë kampionia zvicerane e fitoi qartë me pikë përballjen e saj të parë ndaj garueses nga Malta dhe garueses tjetër nga Greqia. Këtë të fundit arriti ta fitojë që në raundin e parë me një nokaut. Në gjysmëfinale, 19-vjeçarja doli përball një kundërshtare nga Amerika, e cila mundi Veronën me ndërprerjen e ndeshjes nga gjyqtari, e që në fund të kampionatit garuesja nga Amerika u shpall edhe fituese e këtij turneu, shkruan albinfo.ch.
Duhet theksuar se Verona Gjinaj me moshën 19-vjeçare, ishte më e reja në kategorinë e saj. Ky ishte një rezultat mjaft pozitiv për moshën e saj dhe një rezultat shpresëdhënës për të vazhduar karrierën e saj me suksese të reja.

E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












