Shqipëria
Vendos Gjykata në Romë: Emigrantët e ardhur në Shëngjin duhet të kthehen në Itali
Njësia e imigracionit në Gjykatën e Romës ka vendosur se emigrantët e dërguar nga Italia në Shqipëri nuk mund të paraburgosen. Kjo do të thotë se ata duhet të lirohen – por meqenëse s’mund të lirohen në Shqipëri shkaku i marrëveshjes – ka të ngjarë të kthehen në Itali, raporton “Politico”.
Qendrat, të cilat janë ndërtuar në Gjadër, disa kilometra larg portit të Shëngjinit, u bën funksionale të mërkurën kur 16 emigrantë nga Bangladeshi dhe Egjipti mbërritën me anije nga Italia, transmeton albinfo.ch.
Pasi ka përfunduar procesi i identifikimit, katër prej tyre u desh të ktheheshin në Itali. Sipas marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë, në qendrat shqiptare mund të dërgohen vetëm meshkujt e rritur që nuk konsiderohen vulnerabël dhe që vijnë nga “shtete të sigurta”. Në Shqipëri mund të dërgohen vetëm emigrantët nga lista prej 22 shtetesh që Italia i ka cilësuar si “shtete të sigurta”. Egjipti dhe Bangladeshi janë në mesin e këtyre shteteve.
Menjëherë pasi mbërritën, dy emigrantë u zbuluan se ishin nën 18 vjeç dhe dy të tjerë kishin probleme shëndetësore.
Tani, edhe 12 të mbeturit duket se do të kthehen në Itali, sipas vendimit të Gjykatës.
Gjyqtarët në Romë cituan vendimin e 4 tetorit të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, duke thënë se vendet e origjinës së emigrantëve nuk mund të kërkohen “si të sigurta”, siç thuhet në marrëveshjen mes dy shteteve.
Grupet e të drejtave të njeriut e mirëpritën vendimin. “Në një kohë kur udhëheqësit e BE-së synojnë të shtrembërojnë rregullat, sensin e shëndoshë dhe vlerat themeluese të bllokut, është inkurajuese të shohësh gjykatësit italianë që mbështesin sundimin e ligjit”, ka thënë Judith Sunderland, drejtoreshë për Evropën dhe Azinë Qendrore në “Human Rights Watch”.
Ndryshe, asnjëra nga dy vendet ende nuk e kanë komentuar vendimin dhe hapat që do t’i ndërmarrin tutje.
E-Diaspora
-
Gjermani
Ambasada e Kosovës organizon panel me diasporën shqiptare në Berlin Në kuadër të “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”, Ambasada e Republikës së Kosovës në... -
Diaspora
Mijëra qytetarë të Kosovës votojnë sot në ambasada dhe konsullata -
Mbi 11 për qind e diasporës voton brenda orëve të para -
Suedi
Diaspora në Suedi nis procesin e votimit, qytetarët ushtrojnë të drejtën e votës -
Gjermani
Nga punëtor i thjeshtë në Gjermani deri te titulli “Dachdeckermeister”, historia frymëzuese e Nderim Hajdari
Jeta në Austri
-
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë Në orën 19:00 është mbyllur procesi i votimit në Vjenë të Austrisë. Nga ora 07:00 deri... -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta -
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit











