Kosova
Vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës
Qeveria e Kosovës, me kërkesë të kryeministrit Avdullah Hoti e ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, ku janë marrë disa vendime. Pika e parë që mori miratimin e Qeverisë ishte vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë nr. 13/15 të datës 22 korrik 2020, për themelimin e Komitetit Ndërministror për përzgjedhjen e projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Me këtë plotësim-ndryshim, anëtar i Komitetit Ndërministror është edhe Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit. Por, vendimet më të rëndësishme ishin ato për shkarkimin e bordeve të përkohshme të drejtorëve të katër ndërmarrjeve publike.
Kësisoj, janë ndërruar bordet e Kompanisë Rajonale e Ujësjellësit KRU “Prishtina”; Ndërmarrjes Publike Qendrore NPH “Ibër – Lepenc”; Ndërmarrjes Publike “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK” dhe Ndërmarrjes Publike KRU “Hidroregjioni Jugor”, Prizren.
Po ashtu, Qeveria ka emëruar bordet e përkohshme të këtyre katër ndërmarrjeve publike, si në vijim:
1. Bordi i Përkohshëm i NP, KRU “Prishtina”, me këtë përbërje:
1.1 – Labinot Dedushi, Kryesues, Drejtor; 1.2 – Agim Miftari, Drejtor; 1.3 – Arlind Haziri, Drejtor; 1.4 – Linda Spahiu, Drejtore.2. Bordi i Përkohshëm i NPH “Ibër Lepenc” Sh. A., në këtë përbërje: 2.1 – Marigona Hamdija, Kryesuese, Drejtoreshë; 2.2 – Aferdita Llumnica, Drejtoreshë;
2.3 – Enver Rrustemi, Drejtor; 2.4 – Dejan Radojkovi, Drejtor.3. Bordi i Përkohshëm i NP “Korporata
Elektroenergjetike e Kosovës – KEK” Sh. A., në këtë përbërje: 3.1 – Hysen Fazliu, Kryesues, Drejtor; 3.2 – Egzon Berisha, Drejtor; 3.3 – Petrit Ibraj, Drejtor; 3.4 – Fatime Grajcevci, Drejtoreshë.4. Bordi i Përkohshëm i NP Kompania Rajonale e Ujësjellësit – KRU “Hidroregjioni Jugor” Prizren Sh. A., në këtë përbërje: 4.1 – Zambeze Guraziu, Kryesuese, Drejtoreshë; 4.2 – Edmond Hoxha, Drejtor; 4.3 – Mirzet Dzogovic, Drejtor; 4.4 – Agron Shala, Drejtor
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjenë
Suedi: Ekipi “kikiriki” nga Vjena fitoi vendin e parë në konkursin “Kuizi i Diturisë” Siç e dini, “Kikiriki-shqip me fëmijë” është emision gjithëpërfshirës në gjuhën amtarë, ku fëmijët shqiptarë nga...
-
5 monumente të reja në Europë në nder të Heroit Kombëtar
-
Kosovari para gjyqit, ka sulmuar çiftin homoseksual
-
Gjuha shqipe forcon integrimin
-
Flisni shqip në Zvicër!
Jeta në Austri
-
Vjenë
Suedi: Ekipi “kikiriki” nga Vjena fitoi vendin e parë në konkursin “Kuizi i Diturisë” Siç e dini, “Kikiriki-shqip me fëmijë” është emision gjithëpërfshirës në gjuhën amtarë, ku fëmijët shqiptarë nga...
-
Çfarë është e hapur dhe çfarë është e mbyllur në “Ditën e Ngjitjes” në Austri?
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit për sot në Austri
-
Dëmet e aksidenteve rrugore arrijnë në miliarda në Austrinë e Epërme
-
Kancelari austriak me thirrje për testime më të shpeshta të ADN-së, për të verifikuar lidhjet familjare