Koronavirusi: çast pas çasti
Vendet që nuk kanë raportuar asnjë rast me koronavirus
Mes tyre edhe dy nga Evropa.
Derisa numri i të infektuarve në mbarë botën i ka kaluar 3.5 milionë, ekzistojnë ende disa vende që nuk kanë raportuar ende as edhe një rast me COVID-19.
Lista:
Koreja e Veriut
Me gjithë dyshimet e forta, për faktin se ndodhet në kufi me Kinën, ndër shtetet më të goditura nga koronavirusi, mbetet partneri i saj kryesor tregtar. Ndërsa ky kufi tokësor është mbyllur që nga janari, mallrat janë sjellë ende nga deti.
Ekspertët janë shprehur për Associated Press se regjimi i Koresë së Veriut ka të ngjarë të gënjejë për mungesën e infeksioneve.
Turkmenistani
Nuk ka raportuar deri tani asnjë rast të prekur. Ministri i Jashtëm, Rashid Meredov, tha në një konferencë se të dhënat e saj zyrtare janë të vërteta dhe vendi “nuk fsheh asgjë”, sipas Reuters.
Ministri i Shëndetësisë, Nurmukhammed Amannepesov, tha në të njëjtën konferencë se kombi i Azisë Qendrore kishte në dispozicion 30,000 teste dhe po porosiste 40,000 të tjerë nga Rusia, Turqia dhe Gjermania.
Lesoto
Vetëm një vend afrikan, Lesoto, nuk ka konfirmuar ende një rast të koronavirusit, edhe pse kombi është bllokuar nga Afrika e Jugut, që deri tani ka patur 6.000 raste dhe mbi 100 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Qeveria mbylli kufijtë në mes të marsit dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare menjëherë, në përpjekje për të mbajtur jashtë çdo rast të mundshëm. Që nga 1 maj, Ministria e Shëndetësisë e vendit raportoi 31 raste të dyshuara me COVID-19 , por rezultuan negative, shkruan global news.
Oqeania
Dhjetë kombet ishullore në Oqeanin Paqësor janë deri tani të lirë nga koronavirusi, së bashku me ishujt Cook, i cili teknikisht është pjesë e Zelandës së Re, por ka ende qeverinë e tij autonome.
Kombet e tjera – Kiribati, Ishujt Marshall, Mikronezia, Nauru, Palau, Samoa, Ishujt Solomon, Tonga, Tuvalu dhe Vanuatu, që vendosën disa nga kufizimet më të ashpra të udhëtimit në botë qysh në shkurt.
Ishujt janë destinacionet kryesore turistike që do të thotë që kufijtë duheshin mbyllur shpejt për të shmangur përhapjen e virusit.
Antarktida
Antarktida mbetet kontinenti i fundit në Tokë pa raste me koronavirus.
Territore të tjera: Sipas Reuters, territoret e tjera që janë nën juridiksionin e vendeve më të mëdha i kanë shpëtuar koronavirusit:
Evropë: Ishujt Svalbard dhe Jan Mayen
Amerika Latine: Ishulli i Bouvet, Xhorxhia Jugore dhe Ishujt Sandëich
Afrika: Territori Britanik i Oqeanit Indian, Territoret Franceze Jugore, Shën Helena
Oqeania:
Samoa amerikane
Ishulli i Krishtlindjes
Ishujt Cocos (Keeling)
Ishujt Heard
Niue
Ishulli Norfolk
Pitcairn
Tokelau
Ishujt e Vogël largët të Shteteve të Bashkuara
Ishujt Wallis.
E-Diaspora
-
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro Ansambli tetovar po merr pjesë në aktivitete kulturore në rajonin Lapta/Girne, duke prezantuar valle dhe tradita... -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














