Koronavirusi: çast pas çasti
Koha për veprime të guximshme kundër pandemisë, thotë OBSH-ja
Drejtori për Evropën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka bërë thirrje për veprime të guximshme, në të gjitha vendet evropiane kundër pandemisë së koronavirusit.
Duke e përshkruar Evropën si “epiqendrën” e re të shpërthimit global, drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge, tha më 17 mars se “çdo vend, pa asnjë përjashtim, duhet të ndërmarrë veprimet më të guximshme për të ndaluar ose ngadalësuar kërcënimin nga përhapja e virusit”.
Ai tha se bota po përballet me “kohë të paparë” dhe se është e rëndësishme që vendet “të punojnë së bashku, të mësojnë nga njëri-tjetri dhe të harmonizojnë përpjekjet”.
Vërejtjet e Kluge erdhën ndërsa më shumë vende të BE-së shtrënguan masat e shëndetit publik, që kanë detyruar shumë biznese të mbyllen dhe banorët të qëndrojnë në shtëpi.
Në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar udhëzimet janë shpallur nga presidenti, Donald Trump dhe kryeministri, Boris Johnson. Ata rekomandojnë që njerëzit të praktikojnë “distancimin shoqëror” – duke qëndruar të paktën dy metra nga njerëzit e tjerë në publik.
Por, as Trump dhe as Johnson nuk kanë imponuar llojin e rregullave të detyrueshme të mbylljes mbarëkombëtare që tani janë në fuqi në vende si Italia, Spanja, Franca dhe Çekia.
E-Diaspora
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. Mësohet se...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
Jeta në Austri
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj Nga grevat dhe protestat, deri te festat publike (që janë shumë), këtu janë gjërat që do...
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë