Kosova

Vdesin 3 anëtarë të një familjeje kosovare, dyshohet se u helmuan me ushqim në Shqipëri

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në familjen Haliti nga Gjilani, tre anëtarët e së cilës (nëna dhe djali me bashkëshorten) kanë vdekur sot në Shqipëri.

Të njëjtit dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në Shqipëri, njofton Klan Kosova.

Dyshimet e para janë që nëna dhe djali me bashkëshorten, kanë ndërruar jetë si pasojë e helmimit në ushqim, transmeton albinfo.ch.

Vdekjen e Elfete, Afrim e Ferzinaze Halitit e ka konfirmuar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.