Kosova
Vdes çiklisti pasi u godit me veturë
Ky person nga fshati Llukar ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra gjatë goditjes me veturë. I dyshuari i cili drejtonte makinën është arrestuar
Një qytetarë i Kosovës, nga rajoni i Prishtinës, ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare, pasi u godit nga një veturë derisa po ngiste biçikletën. Ky person nga fshati Llukar ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra gjatë goditjes me veturë. I dyshuari i cili drejtonte makinën është arrestuar.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në paraburgim.
Rastet, kur kalimtarët dhe personat me biçikletë po goditen nga veturat nuk janë të rralla. Mungesa e shtegut për biçikleta, rrugët e pa mirëmbajtura dhe shoferët e pandërgjegjshëm kanë bërë që rrugët nëpër Kosovë të shndërrohen shpesh në skena krimi.
Ndryshe, vetëm brenda 15 vjetëve të shkuara, më shumë se 2000 kosovarë e kanë humbur jetën në aksidente komunikacioni, ndërsa mijëra të tjerë kanë mbetur invalidë të përhershëm. Ndërsa bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, që nga viti 2002, në aksidente të trafikut rrugor, kanë humbur jetën 2118 persona, ndërsa kanë ndodhur 225571 aksidente.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












