Lajme
Vazhdon të bie çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare
Çmimet e naftës ranë sot në tregjet ndërkombëtare në 98 dollarë, teksa tregtarët u fokusuan në mundësinë e një rritjeje të mprehtë të normës së interesit në SHBA, e cila do të godiste ekonominë dhe kërkesën për naftë.
Në tregun e Londrës çmimi i një fuçie pas mesditës ishte 1.23 dollarë më e ulët se në momentin e mbylljes së djeshme dhe arriti në 98.34 dollarë. Në tregun amerikan, një fuçi me data dorëzimi në gusht tregtohej me një çmim më të ulët prej 1.41 dollarë, nga 94.89 dollarë.
Në dy javët e fundit çmimet e naftës janë nën presion nga frika e recesionit, i cili errësoi rënien e eksporteve të naftës së papërpunuar dhe derivateve nga Rusia për shkak të sanksioneve perëndimore dhe ndërprerjeve të furnizimit nga Libia.
Analistët parashikojnë se Banka qendrore e SHBA-së do të rrisë normat e interesit me një pikë përqindje të plotë në fund të muajit për të frenuar inflacionin, i cili u hodh në 9.1 për qind në qershor, niveli më i lartë në më shumë se 40 vjet.
Normat më të larta të interesit zakonisht pengojnë aktivitetin ekonomik, gjë që do të nënkuptonte uljen e kërkesës për naftë./Reuters
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
Jeta në Austri
-
Cila është vaksina e rriqrave në Austri dhe a duhet ta merrni atë? Me rritjen e temperaturave dhe fillimin e sezonit të rriqrave, cila është vaksina e Austrisë ndaj...
-
Si të mos ‘përplaseni’ nga një tren austriak i mbipopulluar?
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri?
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?