Shqipëria
Vazhdon protesta e studentëve në Tiranë
Në ditën e dhjetë të protestës, studentët në Shqipëri janë mbledhur para ndërtesë së Kuvendit, në të cilën u diskutua edhe për protestën e tyre.
Protesta e studentëve nisi më 4 dhjetor me kërkesën kundër tarifës për provimet e prapambetura, ndërkohë që më pas ata kërkuan edhe përgjysmim të tarifës së studimit, rritje në 50% e votës për zgjedhjen e dekanëve e rektorëve, rritje të përfaqësisë së studentëve në bordin e administrimit, mbështetjen e studentëve për kërkime shkencore, mbështetjen e studentëve të doktoraturës me fonde, përmirësim i kushteve të konvikteve, dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë si dhe pajisjen e studentëve me kartë studenti brenda vitit 2018-2019,shkruan albinfo.ch
Dhjetëra studentë kanë qëndruar edhe në mbrëmje para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit. Një ditë më parë Lëvizja Socialiste për Integrim dorëzoi në Kuvend një kërkesë për ndryshimin e ligjit për buxhetin, që sipas saj, do t’u japë zgjidhje menjëherë kërkesave të studentëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit Albanifest Winterthur është festivali më i madh vjetor që zhvillohet në një qytet të vjetër, në... -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët -
Paris
Kosova prezantohet në Paris, në fokus kultura, turizmi dhe potenciali i vendit -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë













