Tematike
Vazhdohet deri më 2019 puna e qendrës testuese të azilit
Në këto qendra, procedurat do të zhvillohen nga fillimi deri në fund, gjegjësisht deri në vendimin përfundimtar e të plotfuqishëm për ose kundër dhënies së azilit
Qeveria e Zvicrës do ta vazhdojë më tutje punën testuese të qendrës së azilit që ka filluar të funksionojë si projekt testues me procedurë të shkurtuar. Për ta bëre ketë, është vendosur që puna e kësaj qendre të zgjatet deri më 28 shtator 2019.
Nga janari i vitit 2014 Sekretariati Federal për Migracion (SEM) ka filluar në Cyrih punën me një qendër procedurale ku testohet procedura e re, e shkurtuar e azilit. Kjo qendër është menduar si baza e ristrukturimit në fushë të azilit, , qëllimi kryesor i të cilit është që shumica e procedurave të zhvillohen në njërën nga qendrat regjionale të federatës.
Në këto qendra, procedurat do të zhvillohen nga fillimi deri në fund, gjegjësisht deri në vendimin përfundimtar e të plotfuqishëm për ose kundër dhënies së azilit. Kjo nënkupton procedurë më të shpejtë por edhe më korrekte se deri më tash.
Mbështetur në vendimin e marrë nga Parlamenti më 26 shtator 2014 mbi vazhdimin e masave emergjente në fushë të azilit, Këshilli Federal tash ka vendosur që ta zgjasë fazën testuese deri më 28 shtator 2019, thuhet në një komunikatë të SEM.
Funksionimi testues i qendrës vlerësohet nga katër organizata të jashtme. Në një raport të bërë në shkurt 2015 lidhur me ecurinë e deriatëhershme është konstatuar se projekti testues ka ndikuar në shkurtimin e ndjeshëm të procedurave të azilit. Është fjala për një shkurtim mesatar prej 30 për qind në krahasim me procedurën e rregullt, pa pësuar dëme në cilësinë e marrjes së vendimeve.
Në fillim të vitit 2016 do të publikohet një raport përfundimtar për fazë e deritashme testuese.
E-Diaspora
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada Tenori i njohur nga Kosova, Ramë Lahaj, do të jetë në Toronto në kuadër të aktiviteteve...
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
-
Katër mërgimtarët që udhëtuan nga Zvicra në Strugë me biçikletë
-
Kosovë: Në 11 komuna shtyhet regjistrimi i popullsisë deri më 24 maj, për diasporën deri 31 gusht
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
Jeta në Austri
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë Në 10 vjetorin e themelimit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, sot në Prishtinë është mbajtur...
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë?