Lajme
Varroset Princi Philip i Britanisë
Në gjithë Mbretërinë e Bashkuar është mbajtur një minutë heshtjeje për ta nderuar Princin Filip
Arkivoli i Princit Filip të Britanisë është ulur të shtunën në qemerin mbretëror derisa pjesë e gjithë ceremonisë ka qenë edhe gruaja e tij, Mbretëresha Elizabeta II.
Në ceremoninë e 17 prillit kanë marrë pjesë 30 persona, për shkak të pandemisë së koronavirusit, shkruan radio Evropa e Lirë
Princi Filip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeta II për 73 vjet, ka vdekur më 9 prill pasi ka kaluar një muaj në spital, ku është trajtuar nga disa komplikime në zemër dhe një infektim.
Ai ka vdekur në moshën 99-vjeçare.
Në gjithë Mbretërinë e Bashkuar është mbajtur një minutë heshtjeje për ta nderuar Princin Filip.
Himnet dhe muzika do të reflektojnë lidhjet e Princit Filip dhe shërbimin e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe më shumë se shtatë dekada të mbështetjes së Mbretëreshës Elizabeta, e cila mbush 95 vjet, javën tjetër.
Në mesin e pjesëmarrësve në ceremoninë e varrimit ka qenë Princi William dhe vëllai i tij Harry, i cili është bartur në Kaliforni me gruan e tij amerikane Meghan.
Gruaja e Harryt, Meghan është shtatzënë me fëmijën e dytë të çiftit, dhe është këshilluar që të mos udhëtojë, andaj pritet ta shikojë gjithë ceremoninë nga shtëpia e saj në Shtetet e Bashkuara.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë













