Lajme
Varianti i ri i Koronavirusit arrin në Evropë, paraqiten 6 rastet e para
Identifikohen 6 raste me variantin e ri ‘Mu’ të COVID në Greqi
Komiteti i Ekspertëve të Greqisë ka bërë të ditur se janë identifikuar 6 rastet e para me variantin e ri ‘Mu’ të COVID-19 në vend.
Sipas mjekëve në Greqi, mutacioni i ri ka disa karakteristika të përbashkëta me Alpha (Britanike) dhe Beta (Afrikën e Jugut), ndërkohë që vaksinat nuk janë shumë efektive ndaj tij.
Aktualisht, mutacioni ‘Mu’ gjendet në Amerikën e Jugut, Evropë, SHBA dhe Hong Kong, me një normë prej 0.1% në të gjithë botën, ndërsa rastet e para në Greqi u zbuluan në Atikë (1), Argolis (2), Arta (1) dhe “Eleftherios Venizelos” (2). Sidoqoftë, shpejtësia e transmetimit të tij është ende nën kontroll, thonë autoritetet.
Tashmë Organizata Botërore e Shëndetësisë po monitoron llojin e ri të COVID-19, të quajtur “Mu” si një variant që për ta paraqitet tepër shqetësues, që u shfaq në Amerikën e Jugut, transmeton Report Tv, përcjell Albinfo.ch.
Sot në Greqi u regjistruan 2840 raste të reja, dhe tani sipas asaj që raportojnë mediat greke, pandemia po merr një trajektore stabilizuese me tendenca rënie. Kjo për faktin e rritje se vaksinimit nga të rinjtë që kontribuan në përmirësimin e situatës epidemiologjike në vend. Muajin tjetër, pritet një rritje e rasteve për shkak të kthimit të pushuesve dhe lëvizshmërisë më të madhe.
E-Diaspora
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë













