Futboll
VAR debuton në Superligën zvicerane
Superliga e Zvicrës ka nisur me një risi dhe tashmë tifozët dhe lojtarët duhet të mësohen me VAR (teknologjia në fushë)
Superliga e Zvicrës ka nisur me risi, duke ndjekur rrugën e kampionateve më të forta evropiane.
Nga ky edicion do të jetë VAR-i (tekonologjia në fushë) në Superligë. Me këtë duhet të mësohen tifozët dhe futbollistët në fushë, shkruan albinfo.ch.
Për herë të parë VAR është përdorur në ndeshjen hapëse ndërmjet Baselit dhe Sionit, ku fituan vendasit 4:1.
Një dyshim për penallti në favor të mysafirëve bëri që të ndërhyjë VAR dhe të anulojë vendimin e gjyqtarit kryesor.
Kjo ishte hera e parë që u përdor, por do të përdoret më shpesh në vazhdim të kampionatit.
Sa i përket ndeshjes hapëse, Baseli fitoi 4:1, me një gol nga Albian Ajeti, i cili bëri edhe dy asistime.
VAR kishte edhe në ndeshje tjera.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim















