Futboll
Valon Berisha zbulon objektivin kryesor
Futbollisti kosovar synon ta sigurojë mbijetesën në Bundesligë me Fortuna Dusseldorfin. Ai është i fokusuar totalisht në ndeshjen e fundjavës ndaj Union Berlinit.
Valon Berisha është i fokusuar në ndeshjen vendimtare të sezonit me skuadrën e tij, Fortuna Dusseldorf, shkruan Gazeta Express.
Skuadra e futbollistit kosovar do ta zhvillojë ndeshjen e fundit të sezonit me Union Berlinin në udhëtim gjatë fundjavës që po vjen.
Aktualisht, Fortuna është e 16-ta në tabelën e Bundesligës, me 30 pikë dhe gjendet në zonën e barazhit, dy pikë më shumë se Werder Bremeni i Milot Rashicës.
Prandaj, Dusseldorfit i nevojitet një rezultat i favorshëm në Berlin, në mënyrë që të përfundojë në “Play-Off”.
Në të kundërtën, një humbje eventuale e ekipit të Berishës dhe një fitore e Rashicës me shokë do të bënte që Fortuna të binte direkt nga liga.
“Një ekip, një objektiv. Loja e fundit e sezonit po vjen”, ka shkruar përfaqësuesi kosovar në Instagram.
Berisha është i huazuar në Fortuna Dusseldorf nga Lazio.
Ai synon të mbetet në Bundesligë me ekipin aktual dhe ta vazhdojë karrierën aty.
Në të kundërtën, nëse Fortuna bie nga liga, ai do të detyrohet të rikthehet përkohësisht në Lazio, e më pas ta gjejë një klub të ri, pasi “Biancocelesti” nuk duken të interesuar për ta mbajtur atë në ekip.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













