Lajme
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër
Për herë të parë në Zvicër kërkohet lejimi i vrasjes së rrëqebujve
Kantoni i Valais po përgatit një kërkesë zyrtare për të rregulluar popullatën e rrëqebullit përmes lejimit të gjuetisë së tij, një hap që do të ishte i pari i këtij lloji në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Sipas autoriteteve kantonale, shqetësimi kryesor lidhet me rënien e numrit të kafshëve të egra, veçanërisht kaprojve dhe dhive të egra. Disa vrojtues të faunës dyshojnë se shtimi i rrëqebujve dhe ujqërve mund të ketë ndikuar në pakësimin e tyre.
Presidentja e Shoqatës së Gjuetarëve të Valais-it të Epërm, Alexandra Lengen, tha se janë shtuar rastet e vëzhgimit të rrëqebujve në rajon, megjithëse theksoi se rënia e numrit të kafshëve të egra nuk mund t’i atribuohet vetëm këtij grabitqari.
Sipas Fondacionit Kora, që merret me monitorimin e grabitqarëve të egër në Zvicër, numri i rrëqebujve në Valais është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Në Valais-in e Epërm, nga vetëm tre individë të regjistruar në vitin 2020, tani numërohen të paktën 13. Ndërsa në Valais-in e Poshtëm, popullata është rritur nga rreth 20 në vitin 2017 në më shumë se 40 disa vite më vonë.
Megjithatë, organizatat për mbrojtjen e natyrës kundërshtojnë idenë e gjuetisë. Drejtori i Pro Natura Valais, Jérémy Savioz, thekson se rrëqebulli vazhdon të jetë një specie e rrezikuar në Zvicër dhe se nuk ka prova shkencore që e lidhin atë me rënien e numrit të kaprojve.
Rrëqebulli figuron në Listën e Kuqe të gjitarëve të rrezikuar në Zvicër, ndërsa autoritetet federale do të duhet të shqyrtojnë kërkesën e Valais-it nëse ajo dorëzohet zyrtarisht. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












