Lajme
Valais përfshihet nga një valë mashtrimesh telefonike, policia paralajmëron
Gjatë javës së fundit, Policia Kantonale e Valais ka regjistruar rreth 30 raste dhe tentativa mashtrimi, me humbje totale që arrijnë në rreth 150 mijë franga.
Një valë mashtrimesh telefonike po përhapet në kantonin Valais të Zvicrës. Policia kantonale ka paralajmëruar qytetarët që të jenë veçanërisht të kujdesshëm, pasi mashtruesit po përdorin metoda gjithnjë e më të sofistikuara për t’u marrë viktimave para, sende me vlerë dhe të dhëna bankare.
“Pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura dhe përpjekjeve të shumta për parandalim, kjo formë e veprës penale vazhdon të ketë viktima”, deklaroi Policia Kantonale e Valais në një komunikatë të publikuar të martën.
Sipas policisë, autorët e mashtrimeve vazhdimisht ndryshojnë mënyrën e veprimit. Ata mund të paraqiten si policë, punonjës të bankave apo të kompanive, ndërsa në disa raste arrijnë edhe të falsifikojnë numrin e telefonit që shfaqet në ekranin e personit që merr thirrjen.
Kjo teknikë njihet si “spoofing”.
Megjithatë, qëllimi i mashtruesve mbetet i njëjtë: t’i vendosin viktimat nën presion dhe t’i bindin që të dorëzojnë para, sende me vlerë, karta bankare apo kode.
Policia: Nëse dyshoni, mbylleni telefonin
Policia u bën thirrje qytetarëve që të mos vazhdojnë një bisedë telefonike nëse kanë dyshime për identitetin e personit në anën tjetër të linjës.
“Nëse gjatë një telefonate keni dyshime për personin me të cilin po flisni, përfundojeni bisedën dhe kontaktoni sërish institucionin ose personin përkatës përmes një numri telefoni të njohur dhe të besueshëm”, këshillon policia.
Ajo thekson se numri i telefonit që shfaqet në ekran nuk është, në vetvete, dëshmi e besueshme për identitetin e telefonuesit.
Në rast të një tentative mashtrimi apo sjelljeje të dyshimtë, qytetarët në Zvicër mund të kontaktojnë policinë në numrin 117.
Fushatë e re për parandalimin e mashtrimeve
Duke e konsideruar këtë fenomen si një problem me ndikim në shoqëri dhe me pasoja të mundshme të konsiderueshme për viktimat, Policia Kantonale e Valais ka intensifikuar komunikimin e saj për parandalimin e mashtrimeve telefonike.
Si pjesë e kësaj fushate janë publikuar katër postera të thjeshtë dhe të lehtë për t’u mbajtur mend.
Mesazhi kryesor është: “Një telefonatë mund të të zërë në kurth, mbyllja e telefonit të mbron.”
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje












